Ndryshon rregullorja e Kuvendit PS braktis Komisionin e Ligjeve

Ndeshkimi i deputeteve debat ne komision miratohen nen per nen ndryshimet ne rregullore. PD amendime per disiplinimin dhe imunitetin e deputeteve
Cdo deputet qe bllokon per 2 minuta foltoren e Parlamentit merr paralajmerim per perjashtim nga seanca. Nese vijon te mbaje te njejtin qendrim edhe per nje minute tjeter ai perjashtohet per 21 dite. Ky eshte ndryshimi shtese i bere dje ne rregulloren e Parlamentit. Pikerisht ky amendim i ardhur nga ligjvenesi demokrat Eduard Halimi solli reagimin e ashper te opozites e cila bojkoti mbledhjen e Komisionit te Ligjeve.
Per socialistin Pandeli Majko terheqja e verejtjes nga ana e Kuvendit ne rastin kur deputeti kalon me shume se dy minuta nga koha e percaktuar ne rregullore per te folur si dhe perjashtimi i tij me 21 dite nga punimet e Parlamentit dhe komisioneve kur tentohet te uzurpohet foltorja eshte nje rast i paprecedent ne historine boterore te parlamentarizmit dhe qe synon te thelloje me tej krizen politike ne vend. Por Halimi ne mbrojtje te amendimit te tij theksoi se amendimi vjen per cdo rast kur ligjvenesit shkelin ligjin rregulloren dhe Kushtetuten e vendit. Por kreu i Ligjeve Ilir Rusmali e cilesoi largimin e deputeteve socialiste nga salla si strategji te Rames per te bllokuar punen e Kuvendit permes uzurpimit te dhunshem te foltores se Kuvendit gjate seances plenare. Pas debateve te shumta ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve dhe largimit te opozites nga salla mazhoranca miratoi e vetme edhe nismen e dyte pas diskutimit nen per nen ate per kufizimin e imunitetit te deputetit.
Debatet
Komisioni i Ligjeve nisi serish me debate dje pas propozimeve te reja te bera nga demokrate Majko i konsideroi keto propozime si dhunim te fjales se opozites.
Ketu nuk diskutohet do lene imunitetin opozitaret apo nuk do e lene kane frike opozitaret apo se ju po luftoni korrupsionin dhe ne po dridhemi nga frika. Ketu me kete qe ke sjelle dhe nese PD e perkrah ketu diskutohet e drejta e fjales se opozites ne parlament - tha dje Majko. Sipas tij ceshtja qe diskutohet nuk ka te beje thjesht me nje karakter ligjor apo kushtetues. Jemi duke kaluar nje krize te thelle politike e cila sic e thashe dhe ne seancen e kaluar nuk mund te tejkalohet me ndryshime teknike te rregullores. Ajo qe keni sjelle ju per te ndryshuar me rregullore i tejkalon te gjitha mundesite e parashikimeve per ta trajtuar problemin si ndryshim teknik per rregulla. Ky ndryshim qe keni sjelle nuk ekziston ne asnje precedent te asnje parlamenti - tha ai. Sipas ligjvenesit socialist opozita nuk mund te nxirret jashte ligjit. Opozita nuk mund te nxirret jashte ligjit nuk e nxirrni dot nuk mund ti hiqni te drejten e fjales. Ky precedent rendon ne te ardhmen e afert. Kjo histori kerkon dialog dhe kompromis por ky nuk eshte dialog. Kjo nuk eshte ftese per dialog eshte do rrish drejt do besh ate qe te them une do flasesh sa te them une bile do rrije aty sa do thuhet do flasesh si te them une. Kjo eshte pastaj historia e partise sime dhe e babait te Ilir Rusmalit qe as dyminuteshin nuk ia jepte per te folur kundershtarit politik - deklaroi ai. Por propozuesi i mendimit Eduard Halimi sqaroi Amendamenti qe vjen ketu vjen si mase ndeshkimore vetem dhe vetem ne ate rast kur ti dhe te gjithe anetaret e tjere perfshire dhe ne shkelim ligjin dhe Kushtetuten. Halimi sqaroi se propozimi bazohet ne nenin 76 te Kushtetutes. Por pavaresisht ketyre shpjegimeve deputeti Majko ftoi edhe ligjvenesit e tjere socialiste per te bojkotuar mbledhjen. Pas tij dolen nga Komisioni i Ligjeve edhe deputetet Arben Isaraj Armando Subashi Ermonela Felaj Shegush Ligori e Vasilika Hysi. Ndersa Bashkim Fino dhe Damian Gjiknuri u larguan pas fjales se kreut te ligjeve. Rusmali theksoi se behet e qarte strategjia e opozites per te bllokuar Parlamentin. Sot me sa duket ne kemi zbuluar thelbin e taktikes se si duhet te realizohet se si duhet te implementohet kjo strategji e bllokimit te Parlamentit dhe taktika qenka uzurpimi i foltores uzurpimi i dhunshem i foltores - tha ai. Rusmali shtoi se cdo veprim qe ben kryetari i Partise Socialiste nuk synon respektimin e ligjit por thyerjen e tij. Pyetja eshte a mund te bashkejetojme ne me dhunen me thyerjen e ligjit per shkak se neve duhet te jemi te mirekuptueshem ndaj opozites per shkak se opozita eshte komponent fondamental te funksionimit te nje opozite. Une them jo prere pse se opozita si komponent fondamental i nje shoqerie politike nuk mund te kete objektiv dhunen - tha ai. Pas ketyre argumenteve komisioni vijoi miratimin e ndryshimeve nene per nen.
Ndryshimet ne rregullore si ndeshkohen deputetet
Edhe pse me debate dhe pa pranine e opozites Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet ne rregullore. Sipas ketyre ndryshimeve debati i lire ne Parlament do te jete ne fund te seances plenare nderkohe qe ne rast te shkeljes se rregullores deputetet do te perjashtohen nga punimet e tij per plot tri jave. Me propozim te Rusmalit ky denim u ul nga 30 dite ne 21 dite nderkohe qe ne nenin 64 te rregullores eshte shtuar edhe nje paragraf tjeter ku parashikohet Kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt te seances nepermjet zaptimit te foltores dhe moslejimit te deputetit pasardhes te marre fjalen per me shume se 2 minuta atehere Kryetari i Kuvendit i terheq verejtjen dhe e paralajmeron per marrjen e mases se perjashtimit ne rast vazhdimi. Ne rast se deputeti vazhdon te mbaje te uzurpuar foltoren edhe pas terheqjes se verejtjes per me shume se nje minute perjashtohet nga seanca plenare dhe komisionet me maksimumin e parashikuar ne nenin 65 te rregullores. Nje tjeter ndryshim u be edhe ne nenin 3 te projektvendimit Per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe kushtet per autorizimin e ndjekjes penale i cili u miratua gjithashtu pa votat e opozites.
Debati ne Komisionin e Ligjeve
Bashkim Fino Kush e ka bere propozimin
Ilir Rusmali Ai qe e ka firmosur. Nuk krijon dot ilaritet.
Bashkim Fino Cfare ilariteti po pyes se eshte pa firme.
Ilir Rusmali Materiali eshte i firmosur. E kane dhe nje pjese e kolegeve me firme. Zoti Majko e ka me firme si perfaqesues i PS-se. Nuk e njihni per te tille.
Bashkim Fino Pse krijon ti ilaritet tani Me sqarove dhe bere ilaritet. Pse ben ti apo te lejohet se je nen gjurmen e Topallit
Ilir Rusmali Dokumenti ne sekretari eshte me firme. Sekretari i komisionit eshte prezent. Ju pavaresisht nga kjo kerkoni autogram. Autogramin pas mbledhjes jua firmos zoti Halimi.
Arben Isaraj Meqe jane interesante ndryshimet ne rregullore une do pyesja propozuesin si denohet Kryetarja e Kuvendit nese shkel kete rregullore Si merret masa.
Ilir Rusmali Edhe kete pasi te marresh autografin merr dhe kete pergjigje se eshte jashte rendit te dites.
Arben Isaraj Greqisht nuk e di por po pyes si denohet Kryetari i Kuvendit kur shkel rregullore.
Pandeli Majko Zoti Halimi ju sot ne mengjes keni depozituar prane Komisionit te Ligjeve nje propozim sipas te cilit cdo deputet i cili do te qendroje ne foltore me shume se 2 minuta pa lejen e kryetares do marre verejtje dhe pastaj perjashtim. Une deshiroj te na thoni ngadale qete qartesisht pasi behet fjale per nje propozim shume serioz qe ka te beje jo thjesht me mbarevajtjen teknike te seances por me marredhenien ne kete kohe te acaruar mes pozites dhe mazhorances se cfare iu shtyu ju si anetar i Keshillit te Rregullores qe pasi keni qene i pranishem ne dy seanca te saj ku nuk keni shprehur predispozicion per kete lloj ndryshimi dhe pasi ishit dhe dje ne komision sillni sot kete amendim
Ilir Rusmali Mbaroi pyetja.
Pandeli Majko Nuk kam mbaruar. E kam per procedure.
Ilir Ruismali Nuk mund te thuash e kam per procedure se more fjalen per pyetje.
Pandeli Majko Mos bej zhurmuesin me mua.
Ilir Rusmali Nuk e bej zhurmuesin fare me ty se une e kam ne dore kete pune. Po te them se sipas rregullores more fjalen per pyetje. Pyetjen e bere kater here lere te pergjigjet. Kur te vije momenti diskuto sa te duash.
Shegush Ligori Ulni tonet. Mos i hiq fjalen.
Ilir Rusmali Shegush nuk po i heq fjalen kur te vije momenti i diskutimit do te diskutoje. Tani jemi ne pyetje. Nuk eshte kam kap mikrofonin dhe nuk e leshoj. Nuk eshte keshtu se nuk funksionojne keshtu forumet.
Shegush Ligori Diskutim e keni ju
Ilir Rusmali Po kerkoj te vendos rregull dhe ne fakt Shegush po kerkoj bashkepunimin tuaj ne radhe te pare dhe para te gjitheve tendin se ti je juriste je njeri qe gjysmen e jetes tende profesionale e ke kaluar me rregull. nuk behen gjyqet me ilaritet.
Arben Isaraj Me qete.
Ilir Rusmali Me qete ju. Mos zaptoni foltoren. respektoni njeri-tjetrin respektoni institucionin. respektoni forumin respektoni rregullat.
Arben Isaraj Mos bertit se dhe ata punonjesit e gardes po hapin deren tre here per ty. Nese ke nevoje dil qetesohu.