E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret 95 per integrimin ne BE te tjeret flakevenes

Zgjedhjet Berisha Sfide qe do ta perballojme me standarde. Te tregojme me voten e lire vullnetin evropian qe ska puc as aventuriere qe te mund ta rrezoje

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjate nje vizite ne qytetin e Shkodres u beri thirrje qytetareve shqiptare qe te marrin pjese masivisht ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Ai permendi se Shqiperia eshte e angazhuar ne permbushjen e standardeve te Bashkimit Evropian nje prej te cileve eshte edhe zhvillimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale. Ne perurimin e Qendres se Bashkimit Evropian per Informim ne qytetin e Shkodres Kryeministri Berisha tha se me 8 maj shqiptaret do te japin nje tjeter prove te lirise. Ai kerkoi nje pjesemarrje sa me masive ne kete proces elektoral. Ne 8 maj kemi nje prove te madhe ju ftoj te gjitheve te merrni pjese ne votime - u shpreh z. Berisha. Per kreun e qeverise zgjedhjet e 8 majit jane nje sfide e re per qeverine e cila sipas Kryeministrit Berisha do te perballohet vetem duke zbatuar standardet per te realizuar keshtu zgjedhjet me te mira dhe duke mbrojtur voten e lire. Ai vleresoi kontributin historik te shkodraneve ne ndertimin e demokracise.

Ju qendroni ne krye te perpjekjes shqiptare per ndertimin e ketyre vlerave. Ne 20 vite ju ne shpirt mbetet Evrope. Evropa blu blu dhe zemra juaj. Por ne nje kohe te rendesishme ju faktuat se ne kete qytet blu prej 20 vitesh ju keni realizuar ne zgjedhjet e fundit numerimin me te sakte ne bote te votave te qytetareve tuaj. Gjej rastin te perulem me nderimin me te madh para secilit prej jush komisionere te te gjitha forcave politike qe firmoset nje proces zgjedhor ku gabimi njerezor per shkak te teknologjise ishte me i vogel se ne cdo vend tjeter te ketij kontinenti - deklaroi z. Berisha. Por shtoi Kryeministri Ne 8 maj ne do perballemi me nje situate te re sfide te re. Ne do ta perballojme serish me standarde kete sfide duke realizuar zgjedhjet me te mira dhe duke mbrojtur voten e lire. Por kreu i qeverise vuri ne dukje se standardet e ketyre zgjedhjeve nuk do te mund te cenohen nga ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Ai beri te ditur se per dhunen do te dalin pergjegjesite e gjithkujt. Duke folur ne perurimin e Qendres se Informimit te BE-se ne Shkoder Berisha pohoi se shqiptaret jane populli me evropian. Jemi kombi i vetem qe mbeshtesim 95 per qind integrimin ne BE. 5 per qind te tjeret jane flakehedhesit - deklaroi Kryeministri. Shqiptaret - vijoi me tej Berisha - jane i vetmi vend ne Evrope 95 e qytetareve te te cilit mbeshtesin integrimin ne Evrope ndersa sipas Berishes 3-4 jane pjesa destruktive e opozites e cila kerkon vetem regresin e vendit.

Me tej kreu i qeverise hodhi serish akuza ndaj opozites duke e cilesuar ate si pergjegjese per ngjarjet e 21 janarit te cilat sipas tij do te hetohen deri ne fund.
Pas 20 vitesh kreret e opozites rrethuan Kryeministrine. Ne arritem brenda kufijve te ligjit qe te jepnim pergjigjen tone e cila mbetet institucionale. Do dalin ne drite pergjegjesite ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Ne qendrojme per funksionimin e institucioneve. Kjo eshte kerkesa e miqve te BE-se dhe SHBA-se. Cdo shqiptar ka pergjegjesine qe te ndertoje te ardhmen e tij evropiane. Ne duhet te tregojme me voten e lire vullnetin tone evropian te cilin ska puc as aventuriere qe te mund ta rrezoje - tha Berisha. Kryeministri i vendit dhe ambasadori i delegacionit te BE-se peruruan Qendren e Informimit te Bashkimit Evropian. Edhe ambasadori i Komisionit Evropian ne Tirane Etore Sequi tha se zgjedhjet e 8 majit jane nje test i rendesishem per rrugen evropiane te Shqiperise sikunder dhe permbushja e 12 detyrimeve te Bashkimit Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat. Qendra e Informimit te BE-se ne Shkoder eshte e dyta qe hapet ne Shqiperi pas asaj te kryeqytetit me synimin per te njohur gjeresisht qytetaret historine e krijimit te Bashkimit Evropian dhe menyren e funksionimit te te gjitha institucioneve te tij. Ne perurimin e saj mori pjese edhe Kryetarja e Kuvendit JozefinaTopalli ambasadori i Hungarise - vendi qe ka Presidencen e radhes se BE-se Shandor Molnari dhe kryebashkiaku Lorenc Luka.

Haxhinasto - DElia Italia mbeshtetje integrimit shqiptar

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje ambasadorin e Republikes se Italise ne Republiken e Shqiperise z. Saba D Elia. Zyra e shtypit e MPJ-se ben me dije se gjate takimit ministri Haxhinasto vleresoi marredheniet e ngushta dhe miqesore te bashkepunimit dypalesh me Italine qe sikunder cilesoi ai eshte partneri yne strategjik. Haxhinasto vleresoi mbeshtetjen qe qeveria italiane i jep Shqiperise ne procesin e integrimit evropian te vendit. Me tej ministri Edmond Haxhinasto dhe ambasadori DElia biseduan per ceshtje konkrete te bashkepunimit ne kuader te organizatave nderkombetare vecanerisht te OSBE-se.

Presidenti Topi dekreton transferim prokurori

Presidenti i Republikes Bamir Topi shpall dekretet per transferim prokurori. Konkretisht Silvana Pani me detyre prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster transferohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Permet dhe Asllan Bajramaj me detyre prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster transferohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Permet. Ky dekret hyn ne fuqi menjehere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›