E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon statusi ne syte e Platinise

Statusi i FSHF-se pritet te pesoje disa ndryshime ne mbledhjen e Asamblese se Zakonshme, qe do te mbahet me 12 nentor. Dje zyrtare te FSHF-se konfirmuan se dy pika do te diskutohen gjate asamblese se radhes. E vecante eshte se ne mbledhjen e 12 nentorit do te pershendese me nje fjalim qe do te mbaje, edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, vizita e te cilit ka disa dite qe eshte lajmeruar. Pervec ndryshimeve ne statusin e FSHF-se, Asambleja e Zakonshme do te dale me nje raport qe do te ndertohet gjate mbledhjes. Keto pika jane parashikuar, nje jave para se te mbahet mbledhja.

Ndryshimet

Ne mbledhjen e radhes se asamblese pritet te pesoje ndryshime statusi i FSHF-se. Ndryshimet per statusin krijuan debate te ashpra mes pales shtet dhe FSHF-se, pak muaj me pare. Mosmarreveshjet cuan ne perjashtimin e Shqiperise nga FIFA dhe UEFA. Presidenti i Republikes, Bamir Topi ndermjetesoi nje takim mes Pangos dhe Dukes dhe palet arriten nje marreveshje, pas se ciles Shqiperia iu rikthye garave nderkombetare. Pervec ndryshimeve ne statusin e FSHF-se eshte planifikuar te ngrihet edhe dhe nje komision i ri, i cili do te kontrolloje aktivitetet kombetare.

Qendrimi

Mishel Platini do te qendroje nje dite ne Tirane, per te ndjekur nga afer zhvillimet e fundit, ne futbollin tone. Presidenti i UEFA-s, Platini do te mberrije ne 11 nentor dhe do te takohet me kreret me te larte te vendit ne diten e pare te qendrimit. Nje dite me pas, Platini do te mbaje nje fjalim para Asamblese se FSHF-se. Mbledhja e asamblese do te mbahet ne oren 9.00 dhe nje ore me pas presidenti i UEFA-s do te largohet nga vendi yne.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›