E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova: Cfare pelqen Ari Han?

Sipas trajnerit te Teutes kushtet qe afrohen per te huajt jane disa here me te mira se per shqiptaret

Sulejman Starova drejton aktualisht Teuten e Durresit. Ai thekson se trajneret e huaj nuk i kane sjelle asgje te re kombetares. Ne rast se ish-trajnere te kombetares sone, Neptun Bajko, Astrit Hafizi apo Medin Zhega do te kishin punuar ne te njejtat kushte, ku kane punuar trajneret e huaj, Brigel, Baric, apo Han qe drejton aktualisht kuqezinjte, suksesi mund te ishte pse jo, edhe me i madh. Fakt eshte se trajneret shqiptare kane punuar ne kushte te veshtira dhe kombetarja njeh te njejtat rezultate, qe jane siguruar me trajnere qe kane drejtuar gjate koheve te fundit. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" trajneri i Teutes, Sulejman Starova flet per problemet e kampionatit tone dhe komenton rolin e Ari Han dhe te trajnereve te kaluar, ne krye te kombetares:

Ne kater javet e fundit Teuta fiton tre ndeshje dhe barazon nje. Si e shpjegoni?

Teuta ka qene e njejta ne tere keto jave. Nga java e pare dhe deri te java e fundit ka luajtur me deshire, per te fituar cdo ndeshje dhe lojtaret jane po ata me te cilet nisem kampionatin. Ndryshimi eshte se ne javet e para jemi perballur me ekipe me te forta. Arritem nje barazim me Partizanin ne Tirane. Me tej kemi luajtur me ekipe relativisht te lehta. Perballe tyre arritem maksimumin e pikeve. Tani jemi ne rrugen e duhur.

Po nga sezoni i kaluar kur ekipi rrezikoi renien, cili eshte ndryshimi?

Ne fakt, eshte i njejti ekip. Kemi afruar Jakupin nga Burreli dhe Mucollarin nga Laci, si perforcime. Dy lojtare qe vijne nga Kategoria e Pare. Teuta po luan me kontingjentin e sezonit te shkuar. Per kete arsye mendoj se kete vit, ne nente javet e para, ecuria jone eshte pozitive. Por sfida tjeter qe na pret, eshte te ruajme kete ritem.

Dy sezone me pare, ne drejtimin tuaj Teuta fitoi nje vend ne kupat e Evropes. Ne kete sezon cili eshte objektivi?

Ne rast se presidenti do te veproje ne merkaton e muajit janar, per te perforcuar ekipin me lojtare cilesore, sigurisht do te rriten pretendimet tona. Aktualisht ekipi ka ne organike lojtare mesatare dhe ne loje ka ngritje.

Ari Han ishte pak kohe me pare ne Tirane dhe pa dy ndeshje te kampionatit tone. Cilet lojtare do t'i sugjeronit?

Nuk e kuptoj se ne cfare perfundimi arriti trajneri i kombetares sone, kur erdhi ne Tirane dhe pa vetem dy ndeshje. Ndeshja Shkumbini- Partizani nuk i pelqeu, madje as ndeshja tjeter Besa-Tirana. Perse trajneri yne nuk rri me gjate per te pare ndeshje te tjera? Perfundimi nuk arrihet me nje ndeshje te pare. Jane disa ekipe qe luajne ne kampionatin tone dhe duhen pare te gjitha, per te dale ne nje perfundim me te qarte dhe te sakte. Nuk mund te pajtohem me deklaraten e trajnerit, pas vizites se fundit ne Tirane. Mendoj se ishte absurde. Kombetarja ka nevoje per lojtare te tjere, te cilet mund te seleksionohen nga kampionati yne, ne rast se trajneri do te jete i vemendshem dhe do t'i studioje te gjithe me radhe, andej nga luajne, ne ekipet tona.

Ju mendoni se trajneri Ari Han nuk po punon mire te kombetarja jone?

Flasin faktet. Trajneret shqiptare kane punuar ne kushte shume te veshtira. Ari Han ka ardhur ne Shqiperi per nje objektiv te caktuar. A do te kualifikohet Shqiperia per ne Boteror? Kete e di vetem trajneri i kombetares. Me pare Bajko, Hafizi dhe Zhega kane pasur rezultate. Trajneret e huaj kane siguruar me pare shtepine, parate dhe jane interesuar per kushte te tjera, pastaj per futbollin tone. Mjafton fakti qe holandezit nuk i pelqen kampionatin yne.

Intervistoi: Aranit Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›