E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han mban premtimet: Hamdi Salihi jashte pa arsye

Trajneri i kombetares shqiptare paralajmeroi ndryshime te medha ne radhet e kombetares dhe beri realitet disa prej tyre ne prag te miqesores se 19 nentorit, me Azerbajxhanin. Priteshin ndryshime ne mbrojte dhe "gjema" ndodhi ne sulm. Trajneri Ari Han "debon" si pjese te revolucionit te premtuar, dy sulmues kryesor te formacionit kuqezi, Salihin dhe Kapllanin. Holandezi pas nje vizite flesh ne Tirane, shpalli liste anti-Azerbajxhan (kushedi se ne cilen pjese te Evropes ishte dhe me cfare forme e shpalli listen). Sidoqofte, listes se holandezit, i jane shtuar disa emra te rinj qe luajne ne kampionatin turk, ndryshe nga ajo cfare i mungon kombetares, se shprehur prej tij dhe lojtareve titullare. Salihi, sulmuesi i Riedit eshte perjashtuar per here te dyte nga ana e trajnerit. Shkodrani largohet per here te dyte. Ne ndeshjen e pare miqesore, e planifikuar ne muajin shkurt perballe Moldavise, Ari Han nuk e grumbulloi Salihin, gabim te cilin e korrigjoi dy muaj me vone. Ishte koha kur Shqiperia perjashtohej nga FIFA dhe UEFA. Nderkaq, Edmond Kapllani, sulmuesi i Karlsruhes, nuk eshte aktivizuar ne javet e fundit ne Bundeslige . Kaq ka mjaftuar, qe trajneri ta lere edhe ate jashte listes. Por ka pasur edhe disa kontradikta mes lojtarit dhe holandezit, ne nje grumbullim te fundit, para ndeshjeve me Malten dhe Suedine, ne Tirane. Nga nje ndryshim edhe ne mesfushe dhe ne porte. Ne porte pritej te mbetej jashte portieri Ilion Lika, pasi nuk preferoi te udhetonte ne ndeshjet e kaluara, ndaj Hungarise dhe Portugalise per te qendruar ne stol, si portier i trete. Ne mesfushe dhe Andi Lila mbetet jashte kombetares. Trajneri ndoqi nga afer ndeshjen Besa-Tirana per te vezhguar ndonje pretendent per fanellen kuqezi, por ka vepruar ne ane te kundert, duke hequr nje pjesetar te kombetares, qe luan ne kampionatin tone.

3 lojtare

Te Haxhetepes, Teli-Sukaj- Lika jane ftuar per te qene pjese e kuqezinjve ne prag te miqesores me Azerbajxhanin. Treshja e lojtareve qe luan aktualisht ne kampionatin turk, nje sezon me pare ishte pjese e Vllaznise.

Lista anti-Azejbarxhan

Portiere:

Arjan Beqaj (Anorthosis)

Isli Hidi (Alki)

Saimir Ujkani (Palermo)

Mbrojtes

Armend Dallku (Vorskla)

Kristi Vangjeli (Aris)

Debatik Curri (Vorskla)

Endri Vrapi (Elbasani)

Elvin Beqiri (Vllaznia)

Lorik Cana (Olimpik M.)

Mesfushore

Altin Lala (Hanover '96)

Klodian Duro (Omonia)

Ervin Skela ( Enerxhi Kotbus

Admir Teli (Hecetepespor)

Ansi Agolli (Tirana)

Elis Bakaj (Partizani)

Ervin Bulku (Krivbas)

Sulmues

Gilman Lika (Hacetepe)

Xhevahir Suka (Hacetepe)

Besart Berisha (Rosenborg)

Erjon Bogdani (Khievo)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›