E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 12 javë, Pejic 6 gola, Petricevic 1 golPër Petriçeviçin e ofruar si një kartë e madhe potente në sulmin e fituesve të Superkupës, ku kroati shënoi edhe një nga golat e fitores 2-0 ndaj Vllaznisë, kambanat e largimit janë shumë kumbuese

Golashënuesi më i mirë i Dinamos për sezonin e kaluar, kroati Pero Pejiç (ne foto) në 12 javët e para shënoi gjashtë gola, duke dhënë një kontribut thelbësor në titullin e 17-të kampion të bluve. Në këtë hark kohor prej 12 javësh bie në sy tripleta kundër Kastriotit në fitoren 4-0 të Dinamos në javën e 3-të. ndërkohë që sulmuesi i larguar në Austri ishte autori një “pokeri” në fitoren 7-0 të Dinamos ndaj Skënderbeut (java e 17-të).

Në fakt, e gjithë kjo statistikë admiruese nuk është për të kujtuar autorin e 18 golave nga 56 golat që shënoi si ekip Dinamo, por për të vënë në dukje diferencën me pasuesin e tij Frane Petriçeviç, një sulmues me statistika shumë të varfra: vetëm një gol në 12 javët e para, ose pesë gola më pak se Pejiç.

Të vetmin gol Frania e ka shënuar pikërisht ndaj Shkumbinit, ndaj së cilës skuadra dinamovite do të përballet ditën e diel, në një nga sfidat më tërheqëse së javës së 13-të të Superligës.

Për Petriçeviçin e ofruar si një kartë e madhe potente në sulmin e fituesve të Superkupës, ku kroati shënoi edhe një nga golat e fitores 2-0 ndaj Vllaznisë, kambanat e largimit janë shumë kumbuese, e më të qartë se kushdo tjetër e ka ai vetë, pavarësisht influencës së trajnerit Zllatko Daliç.

Elis Bakaj është blerja e parë dimërore e Dinamos, por në radhët e 13-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë mund të vijë edhe sulmuesi Daniel Xhafa, i cili është në prag të largimit nga Tirana.

E Premte, 28 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›