E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne 24 ore kater te plagosur

Kater persona kane mbetur te plagosur nga aksidentet diten e djeshme ne akse te ndryshme rrugore. Tre persona mbeten te plagosur rende ne nje aksident ne aksin rrugor Elbasan - Peqin ne vendin e quajtur Paulesh. Sipas policise nje automjet me targa greke me drejtues shtetasin F. Lalaj 42 vjecu perplas me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin F. Tanushi 39 vjec. Si pasoje e perplasjes se dy mjeteve kane mbetur te plagosur dy drejtuesit e automjeteve si edhe nje pasagjer. Te tre te lenduarit po marrin ndihmen mjekesore ne spitalin kirurgjik te Elbasanit ndersa grupi hetimor konkludoi se shkak i aksidentit ka qene kalimi ne krahun e kundert te mjetit me targa te huaja. Ndersa ne nje aksident automobilistik ne qytetin e Beratit jane perfshire tri automjete duke lene te plagosur drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin. Burime nga policia bejne me dije se nje mjet tip Benz me targa te Beratit eshte perplasur fillimisht me nje mjet tip Foristrade qe dilte nga qyteti ne rrugen drejt Ures Vajgurore dhe me pas edhe me nje tjeter mjet tip kamioni qe ndodhej i parkuar ne rruge. Perplasja ka qene e fuqishme dhe drejtuesi i mjetit tip Benz Shpetim Para 34 vjec ka mbetur i plagosur rende. Hetimet e para te policise rrugore percaktuan si shkak te aksidentit parakalimin e gabuar dhe shpejtesine e madhe te automjetit te 34-vjecarit Para.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›