E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 85-vjetorin e Çesk Zadejës

Për 85-vjetorin e lindjes së kompozitorit, Çesk Zadeja, të enjten në Qendrën e Kulturës, Mediave dhe Botimeve të Mbrojtjes, në Tiranë mblidhen studiues të muzikës për të nderuar kompozitorin e madh shqiptar.

Aktiviteti ka për qëllim që përmes një ekspozite të prezantojë për herë të parë partiturat e filmit “Skënderbeu” (i realizuar në vitin 1952) të kompozuara nga Zadeja. Veç kësaj, takimi do të vazhdoj me kumtesat: “Vendi i Zadejës në Kulturën Sshqiptare”, që do mbahet nga Fatmir Hysi; “Figura e Zadejës në Hapësirën Kulturore Mbarëkombëtare”, nga Rauf Dhomi; “Çesk Zadeja dhe Shkolla Kombëtare në Muzikë”, nga Thoma Gaqi; “Zadeja dhe Tradita Muzikore Sshqiptare e Viteve 1930”, nga Zana Shuteriqi; dhe “Figura e Çesk Zadejës si Pedagog e Publicist i Shquar”, nga Holta Sina.

Në fund, do të interpretohen pjesë të krijimeve të Zadejës, gjegjësisht: një pjesë në piano nga baleti “Delina”, “Duo Instrumentale” e interpretuar nga Dorina Laro (violonçel) dhe Ina Petrollari (piano), dhe një kuartet harqesh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›