E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do të shembet Roma?

Cili është rreziku, me të cilin përballet Qyteti i Përhershëm? Toka nën këmbë është e qetë. Aktivitete vullkanike nuk ka. Por shënimet historike rrëfejnë një tregim tjetër, për një qytet i cili goditët vazhdimisht nga tërmete të vogla, por megjithatë shkatërrimtare.

Diku ndërmjet shekullit pesë dhe gjashtë para epokës sonë, një konsul romak, me emrin Decius Marius Venantius Basilius, pagoi nga xhepi i tij rinovimin e Koloseumit. Disa shtylla, 20 apo ndoshta edhe më shumë, ishin shembur. Disa pjesë të odave nëntokësore ishin shkatërruar. Decius përjetësoi kontributin e tij me skalitjen e një mbishkrimi në gur, i cili ende mund të shihet në hyrje të monumentit. Dëmi, shkroi ai, u shkaktua nga “dhuna e një tërmeti të tmerrshëm”.

Kryeqyteti i Italisë nuk njihet si një qytet, i cili rrezikohet nga lëvizjet sizmike, por që nga bërja publike e informatave për dëmtimin e amfiteatrit gjigant, tani Roma shikohet nga një këndvështrim tjetër.

Pjesa tjetër e Italisë përballet shpesh me lëkundje të tokës-si dëshmi për këtë shërbejnë shkatërrimet e fundit në afërsi të Bolonjës. Cili është rreziku, me të cilin përballet Qyteti i Përhershëm? Toka nën këmbë është e qetë. Aktivitete vullkanike nuk ka. Por shënimet historike rrëfejnë një tregim tjetër, për një qytet i cili goditët vazhdimisht nga tërmete të vogla, por megjithatë shkatërrimtare.

Në vitin 15 para epokës tonë, një tërmet shembi një pjesë të murit Severan, thotë Paolo Galli, hulumtues në Departamentin për Mbrojtje Civile të Italisë. Në vitin 801, një tërmet tjetër rrëzoi kulmin e Bazilikës së Shën Petrit. Në vitin 1044, toka në Romë u drudh aq shumë, sa që filluan të dëgjohen edhe kambanat e kishave. Tërmeti më i madh ndodhi në vitin 1349, siç është shënuar nga poeti Petrark, sa që “ndërtesat antike, të neglizhuara nga banorët, por të adhuruara nga pelegrinët, u shembën”.

Galli minimizon rrezikun me të cilin përballet Roma, i cili nënvizoi se gjatë historisë 2700 vjeçare të Romës janë shënuar vetëm tri tërmete me viktima. Tërmetet që zakonisht ndihen në Romë ndodhin rreth 80 apo më shumë kilometra më larg, në rajonin gjeologjikisht jostabil të Apenineve. Deri në momentin kur valët e shokut arrijnë në qytet, pjesa më e madhe e energjisë së tërmetit është absorbuar. Dridhjet kurrë nuk kanë arritur intensitetin e tërmetit, i cili shkatërroi pjesën më të madhe të qendrës së qytetit Aquila, në vitin 2009.

Por, kjo nuk do të thotë se Roma është imune ndaj fuqisë së tërmetit. “Shumë gjëra varën nga ajo se ku janë ndërtuar shtëpitë”, thotë Gian Paolo Cavinato, gjeolog në Institutin për Gjeologji Ambientale në Këshillin për Hulumtime Kombëtare të Italisë. Nuk është rastësi se pjesa jugore e Koloseumit përjetoi dëmin më të madh në tërmetin e vitit 1359, pasi që pjesa tjetër e monumentit gjendet në terren shumë më të qëndrueshëm.

Për të përkeqësuar edhe më shumë gjërat, pjesa më e madhe e qytetit modern u ndërtua në bumin e pasluftës, kur Roma u zgjerua në atë, që deri atëherë ishte natyrë që e rrethonte qytetin. Në këto lagje, shumë objekte janë ndërtuar me nguti, duke i kushtuar shumë pak kujdes rregullave, kodeve apo lejeve.

“Kontrolli ishte sipërfaqësor”, thotë Pietro Membri, drejtor i Anaci, Asociacionit Kombëtar të Administratorëve. Amnistitë e më vonshme i vendosën ndërtesat në vijë me ligjet e Italisë. Por ligjet e fizikës nuk falin aq lehtë. Shumë ndërtesa në Romë janë rrëzuar nga autoritetet, pasi që ka rrëshqitje të tokës dhe pasi që është vlerësuar se ato janë të pabanueshme.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2011 nga Anaci, një në tri ndërtesa në qytet nuk posedojnë certifikata zyrtare se janë të banueshme.

Ajo që brengos më së shumti është vëmendja e vogël, e cila i kushtohet rrezikut. Qyteti i Romës nuk ka përcaktuar pika për tubimin e banove, në rast të ndonjë tërmeti më të madh. Nuk ka diskutime për atë që objektet në Romë të ndërtohen me standarde të larta për mbrojtje nga tërmetet.

Një analogji mund të bëhet me dimrin, i cili kaploi këtë vit qytetin. Nuk kishte reshje të mëdha të borës, nëse krahasohet me reshjet e borës në qytetet tjera, por bora i zuri banorët tërësisht të papërgatitur. Trafiku në disa pjesë të qytetit u bllokua në tërësi. Shkollat dhe ndërtesat publike qëndruan të mbyllura disa ditë. Askush nuk kishte bërë planifikime, ngase askush nuk kishte pritur se do të ndodhë. Nëse bora ishte në gjendje të bllokojë qytetin, po çfarë do të ndodhë atëherë, nëse Roma goditët nga një tërmet i fuqishëm?

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›