E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Apolloni, si turist 2-mijëvjeçar

Qyteti, i konsideruar nga më të mëdhenj në hapësirën e antikitetit, do ti kthehet origjinës, siç ka qenë në imazh 2000 mijë vjet më parë. Një megaprojekt, i përgatitur nga një grup arkeologësh shqiptaro-gjermanë, që pritet të financohet nga BE-ja, e shndërron Apolloninë në një pikë referimi për turistët në Evropë

Prej kohës kur arkeologu francez, Leon Rei, rreth 86 vjet zbuloi i pari Apolloninë, deri tani asgjë e re nuk ka dalë nga ky vend. Arkeologët thonë vetëm sa është gërvishtur kjo pasuri në hapësirën e 110 hektarëve tokë. Qyteti, i konsideruar nga më të mëdhenj në hapësirën e antikitetit, do ti kthehet origjinës, siç ka qenë në imazh 2 mijë vjet më parë. Rruga Egnatia shikon përballë këtë qytet, në lartësi, në tarracat e të cilit janë vendosur dy monumentet unike në vendin tonë; teatri i madh, i identifikuar prej 2006-ës dhe çezma publike, e quajtur fontana. Në Apolloni për këtë flitet këto ditë, për megaprojektin të propozuar nga grupi i arkeologëve shqiptaro-gjermanë, që parashikon të marrë gjenerata deri në urbanizimin e plotë të qytetit antik. Bashkim Lahi, arkeolog, si bashkëdrejtues i ekipit shqiptaro-gjerman tregon për standard se janë në momente punimi të fushatës së pranverës, në kuadër të masterplanit, i cili parasheh një transformim total të Parkut Arkeologjik të Apollonisë në parametra bashkëkohorë dhe bashkë me të janë dhe kolegët, arkeologë gjermanë. Apollonia mendohet të kthehet në një pikë referimi për turistët dhe udhëtarët. Por një prej arkeologëve gjermanë, Gerard Dehner, tregon se masterplani ka në plan të parë krijimin e një situatë mirëseardhjeje për vizitorët, pastaj prezantimin e monumenteve, sqarimin e tyre. Ndërsa Lahi tregon se deri tani kanë punuar në dy tarraca, ku janë bërë kontrollet, ekspertiza e zonës, si dhe po bëjnë gati një grup amforash që do të ekspozohen në monumentin e murit të amforave, më pas do punohet për ekspozim në tarracën e quajtur tarraca e Agonotekëve. Bëhet fjalë për një grup të madh amforash, të zbuluara nga arkeologët, një prej tyre edhe vetë Lahi, i cili tregon se origjinalët do të ekspozohen në muze, ndërsa në tarracën ku janë gjendur do të ketë objekte të imituara. Është një specialist gjerman, i cili ka pranuar ofertën shqiptare për të riprodhuar grupin e amforave që do të ekspozohen, duke iu referuar origjinalit. Ndërsa nga Hungaria është importuar një specialist, i cili në kuadër të masterplanit do të kujdeset për prezantimin e objekteve, si dhe të muzeut që ndodhet në manastirin e Apollonisë. Arkeologu shqiptar, Lahi, na njeh me natyrshmërinë se si megaprojekti do të lidhë antikitetin me modernen, në përpjekjen për ta bërë funksional teatrin me kapacitet 11 mijë spektatorësh, gurët e të cilët janë bastisur ndër vite, e sidomos thuhet në mesjetën e vonë. Ndërkohë tre rrugë që orientojnë turistin brenda qytetit antik pothuaj janë zbuluar dhe mendohet të bëhen funksionale, ashtu si shëtitorja antike, që do të shoqërohet me statujat e riprodhuara. Muzeu qysh në 90-ën është i mbyllur, ndërsa në megaprojekt mendohet të shndërrohet një nga muzetë më të mëdhenj, ku do të shërbejë për herë të parë edhe si institucion shkencor. Tani për tani, Parku Arkeologjik i Apollonisë nxjerr 25 mijë euro të ardhura nga bileta, që shiten 300 lekë.

Bashkë me kolegun e tij gjerman, arkeologu shqiptar tregojnë ekskluzivisht për standard, se çfarë parashikon të përfshijë projekti dhe rëndësia që do të marrë Apollonia, për tu kthyer në një pikë referimi në Evropë. Me drejtues arkeologun Bashkim Lahi, grupi që do të përgatisë projektin janë: nga Berlini dok. Gregor Dëhner, prof. Henner von Hesbery, Manuel Fielder, si dhe arkeologu shqiptar, Eduard Shehi. Lahi garanton se këto janë specialistët më të mirë të përzgjedhur prej tij, të cilët kanë në Shqipëri edhe përvojë nga qytete të tjera, si në Lezhë. Bashkë me këtë grup arkeologësh internacionalë, projekti i madh, që do të kalojnë nga Ministria e Kulturës, mendohet të financohet nga BE-ja, duke tërhequr vëmendjen për këtë pikë ndërkulturore që ofron mundësi turistike, pasi jo pak kilometra prej aty kalon rruga Egnatia. Lahi na tregon...

Turisti vjen përmes rrugës automobilistike...? Po flasim direkt për megaprojektin e Apollonisë, ideja që i ofron një vizitori, udhëtari apo turisti...

Turisti vjen përmes rrugës automobilistike. Ai paguan, para, ka prerë biletë avioni për të përjetuar një qytet antik në një rrugë më të afërt, për të cilën mund të ketë lexuar diçka. Ai sa vjen ballafaqohet për herë të parë me një lokal, ku mund të pushojë dhe të ketë diçka për të pirë. Deri kur të vijë koha për të shkuar tek monumenti, e çlodh. Pra mendimi i parë është se si ta organizojmë vizitën e turistit sapo të mbërrijë në Apolloni duke u kthyer 2000 vjet përpara, siç ka qenë përpara. Për këtë mora në konsideratë, për bazë dy akset kryesore, dy rrugët. Rruga e parë është perëndim-lindje, ku për 15 minuta vizitori vjen dhe ndalet tek tarraca e parë që ofron ky park. Në momentin që ndalon tek kjo tarracë detyrohet të bëjë një frymëmarrje dhe pastaj krejt papritur i del kjo qendër monumentale; biblioteka, shëtitorja, odeoni etj., të gjitha antike. Ndërsa rruga e dytë është pika kyçe që orienton lëvizjen e vizitorëve.

Cila është ideja, si parashikohet të shndërrohet si zonë Apollonia?

Ideja është që lëvizja të mos bëhet përmes rrugëve automobilistike, por përmes rrugëve antike, dhe rrugicave antike. Lëvizja kryesore do të jetë aksi perëndimlindje, natyrisht duke u ngjitur drejt qendrës monumentale, ku turisti do të ketë mundësinë që majtas dhe djathtas të shohë komplekset ndërtimore. Mendohet që rrugët të pajisen me dyqane, banesa etj., sepse kështu ka qenë e ndërtuar në antikitet.

Kjo do të thotë se do të bëhen gërmime dhe do zbulohen rrugët antike, apo do të kemi imitim të Apollonisë antike?

Imitim jo. Momentalisht po bëhet kontroll i gjithë tarracës. Kemi zbuluar një rrugë dhe siç e patë, po bëhet fillimisht kontrolli i zonës se çfarë mund të zbulohet dhe të bëhet funksionale. Rruga do të gërmohet vende-vende. Atë që nuk kemi interes ta gërmojnë e qarkojmë me bimësi dhe vizitorëve i krijojmë idenë se po ecim nëpër rrugën antike, pavarësisht se është poshtë saj. Pra, vetëm në disa vende do të kemi rrugë origjinale dhe në të tjera do të vendosemi mbi rrugën origjinale, sepse është e pamundur të hapësh qindra metra rrugë të vjetra.

Zakonisht këto projektet që prezantohen me do të përpara, duken pak të largëta, apo japin edhe imazhin e të pamundurës. Kur do nisë puna konkretisht për realizmin e projektit?

Do të po fillon e largohet. Ky operacion ka kaluar nëpër tri faza; ka një fazë të shkurtër, prej 3-4 vjetësh, një afat të mesëm që është lënë deri në shtatë vjet dhe një periudhë afatgjatë që shkon mbi dhjetë vjet. Për periudhën afatmesëm dhe afatshkurtër, - nëse ne na afrohen edhe fondet, - atëherë kemi shumë shpresë që të kemi lëvizjen së pari. Pra të ndryshojmë lëvizjen e duke iu drejtuar asaj skeme të vjetër që ka funksionuar për të shëtitur në qytetin antik.

Ju keni pretendimin ta shndërroni si pikë referimi në Evropë Apolloninë? Këtë dëshirë na pohoi dhe kolegu juaj, arkeologu gjerman Dëhner.

E themi me siguri, pa asnjë dyshim, që kjo do të bëhet një nga pikat më të njohura të Evropës. Sepse nuk do të jetë thjesht një park arkeologji, ku vjen turisti, por aty kemi menduar të zhvillojmë edhe arkeologjinë eksperimentale që nuk njihet në Shqipëri, po ashtu kemi menduar ndofta të ngremë dy-tre qendra prodhimi, ku mund të prodhohen materiale ndërtimi sipas teknikave antike. Kjo, sepse kur bëjmë restaurime i përmbahemi materialeve moderne. Duhet ta zhvillojmë këtë dhe të mendojmë për këtë stad, sepse kështu ne plotësojmë jo vetëm nevojat e Apollonisë, por dhe të të gjitha vendbanimeve të tjera në të gjithë Shqipërinë, por dhe jashtë saj.

Si është menduar financi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›