E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori Arben Golemi, ekspozitë në "Kledio"

Nje reflektim personal mbi te kaluaren, do ta perkufizonte ekspoziten e tij piktori Arben Golemi. E celur nga galerine Kledio ne kryeqytet, kjo ekpozite permban mbi 30 piktura vaj ne kanavace, te cilat evokojne imazhe te se kaluares. Punimet jane kryer gjate vitit 2009-2010.

"Ideja e kesaj ekzpozite eshte nje reflektim personal mbi te kaluaren, pasi e ndjeva te nevojshme pas disa eksperimenteve qe i realizojne te gjithe piktoret ne krijimtarine e tyre, pas disa kerkimeve, te rikthehesha dhe njehere te fillimet ne kohen kur pikturonim direkt ne natyre, pikturonim ne ngjyra vaji ne kanavace. Dhe pikturat e kesaj ekspozite jane te realizuara me ngjyra vaji ne kanavace", tha piktori Arben Golemi.

Ne krijimtarine e Golemit ze nje vend te dukshem qyteti i tij i lindjes Berati, kjo sipas autorit per aresye biografike, historike dh konceptimit te piktures. Te gjitha punimet kane pasqyruar objekte kulti.

"Te gjitha pikturat kane peisazhe nga Mangalemi, kishat bizantine dhe postbizantine te Beratit, permbi te cilat une do vecoja kishen e Shen Merise te fshatit Perondi, qe eshte nje nga kishat qe une e kam shume perzemer", vijon Golemi. Arben Golemi ka celur ekzpozita jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Spanje, Turqi, Bullagri e Marok.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›