Në Arabi, tifozët paguhen të vijnë në stadium

Kurse, një opsion për zgjidhje vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Atje, përkrahësit e futbollit jo vetëm se nuk shpenzojnë për të blerë biletat për të shikuar ndeshjet, por klubet i paguajnë ata që të vijnë në stadium. Kurse, nëse sillen mirë në tribuna, mund të përfitojë edhe bonus.
Në Arabi fitohet mirë. Këtë e di edhe Diego Maradona i cili për kohën sa udhëhoqi skuadrën Al Wasl kishte pagë prej 3.5 milionë eurosh. Por, më interesant është tregimi për tifozët.
“Klubet i paguajnë njerëzit të vijnë në stadium, sepse duan të kenë atmosferë të mirë gjatë ndeshjeve”, deklaroi për të përditshmen arabe The National, nënkryetari i ligës PRO, Abdullah Al Junaibi.
“Ne tifozët i presim si mysafir, kurse si të tillë ata nuk paguajnë bileta. Në vend të tyre, klubet përkujdesen për ta sikur për një mysafir dhe i shpërblejnë ata”, shtoi ai. Sjellja e tij u sjell bonus kurse më së tepërmi paguhen ata që duartrokasin dhe këndojnë gjatë ndeshjeve.