E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokim i qëllimshëm i Kadaresë?

Pak kohë para shpalljes së të nominuarve për Çmimin Nobel për Letërsi, për vitin 2012, ku, sipas mediave ndërkombëtare, Ismail Kadare figuron të jetë ndër pretendentët kryesorë për kryesimin e listës, në Shqipëri javëve të fundit janë rihapur debatet për raportet e shkrimtarit me regjimin komunist, respektivisht me familjen e ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Për studiuesin dhe kritikun letrar, Ermir Nika, kjo situatë e krijuar nuk i favorizon fare gjasat e Kadaresë te Akademia Suedeze.

Madje, sipas televizionit Vizion Plus, Nika publikimin e shkëmbimit të letrave personale te Kadaresë me Nexhmije Hoxhën e cilëson një veprim të qëllimshëm.

Nga ana tjetër, studiuesi Behar Gjoka mendon se, kur flitet për raportet e shkrimtarëve dhe artistëve me diktaturën, nuk mund të polemizohen vetëm raportet e Kadaresë. Sipas tij, debati duhet t’i përfshijë të gjithë.

Ndryshe, roli i shkrimtarëve gjatë diktaturës dhe bashkëpunimi i tyre me komunizmin ishte temë e debateve të shumta gjatë dy dekadave të fundit, megjithëse nuk kanë munguar as zërat për përmbylljen e kësaj çështjeje përmes hapjes së dosjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›