Në Argjentinë, të sigurt: Maradona do të largohet
TIRANE-Pas takimit me presidentin e Federatës Hulio Grondo na të hënën në mbrëmje, Maradona duket se nuk do të jetë më trajner i Argjentinës. Të gjitha mediat në këtë vend shkruajnë për një divorc, ndërkohë që përgatitësi atletik Fernando Sinjorini, e bën më të sigurt këtë. "Nuk kam dyshime, Federata nuk e ka dashur që në fillim dhe Diego do të ikë, - tha ai. - është një gur i tepërt në rrethin e pushtetit. Grondona nuk pati guximin t'i thoshte Diegos se nuk e donte dhe i tha të largonte disa nga ndihmësit".
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)