E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Astir dhe Yzberisht do të votohet në kapanone për zgjedhjet e 14 majit, s’ka shkolla dhe çerdhe

Në Astir dhe Yzberisht do të votohet në kapanone për

Vetem tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, ku do të votohet për kandidatët e rinj të 61 bashkive.

Në Yzberisht dhe Astir qytetarët do të votojnë në kapanone, pasi në këto dy zona nuk ka shkolla dhe çerdhe që të mund të përdoren si qendra votimi për ditën e zgjedhje.

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Arlind Qorri teksa tregon kapanonet që janë kthyer në qendër votimi, zotohet se nëse fiton Lëvizja Bashkë do të ngrejë infrastrukturat publike në këtë zonë.

“VOTIME NËPËR KAPANONE NË ASTIR DHE YZBERISHT ''Në zonën e Astirit dhe Yzberishtit, me mbi 70 mijë banorë por pa asnjë çerdhe, kopësht apo shkollë publike, qytetarët do të votojnë nëpër kapanone!

Lëvizja BASHKË zotohet se punët në krye të Bashkisë Tiranë do t'i nisë nga ngritja e infrastrukturës publike në këtë zonë” shkruan Qori në postimin e tij.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›