E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Bari bllokohen 17 kg marihuanë, pranga 38-vjeçarit shqiptar

Guardia di Finanza arrestoi sot një shqiptar 38-vjeçar, i cili u kap me 17 kg marihuanë teksa përpiqej të hynte në qytetin e Barit. Policia tha se shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, udhëtonte më një automjet të tipit “Fiat Multipla”, i cili ishte i pajisur me targa shqiptare. Guardia di Finanza ushtroi kontroll sot gjatë gjithë ditën në portin e Barit, transmeton Shekulli online.

Droga u zbulua gjatë kontrollit doganor në mjetin e shqiptarit. Ai u ndalua menjëherë pas daljes nga trageti. Mësohet se droga ishte fshehur në pjesët anësore të dyerve dhe tapicerisë së automjetit.

Policia njofton se marihuana e zbuluar kishte destinacion tregun italianë. Ajo ishte e ndarë në 33 pako dhe besohet se shqiptari do të kishte fituar plot 170 mijë euro, në rast se arrinte ta shiste drogën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›