E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Berat e Fier, 8 burra të dhjerë

Vargje nga Arben Duka

E shihni regjimi,

Se çbën me zagarët?

Dje na bleu votat,

Sot blen këshilltarët!

Në Berat e Fier,

U bë tjetër listë,

Sepse ca që zgjodhëm,

Dolën shumë të pistë!

Prapë bllokun e zi,

E hapën metistët,

Ska qenë kurrë problem,

Të blesh socialistët!

Populli jep votën,

Dhe smendon halera,

Po legenat ikin,

Në parti të tjera!

De o Arben Duka,

Si stë thyhet pena,

Kur i gjithë vatani,

U mbush me legena!

Tetë qelbësirat,

Që na i kanë dredhur,

Të kisha mundësinë,

Do ti kisha tredhur!

Më thotë një i mençur,

Kot ia fut o Dukë,

Ata që të tetë,

Lindën eunukë!

O Berat e Fier,

Sa shumë u përpoqe,

Po paski votuar,

Ca burra pa koqe!

Mbyti me pështymë,

Mu në menxhelis,

Po edhe pështyma,

Tek ta bëhet pis!

Në Berat e Fier,

Tetë burra të dhier,

Si sot tradhtinë,

Kurrë se kam urryer!

Janë më të ndyrë,

Nga llumi i gjirizit,

Se këta na futën,

Thikën pas kurrizit!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›