E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Deçan përfundon regjistrimi përpara afatit

Pavarësisht se i është dhënë afat shtesë, Komuna e Deçanit nuk është duke u marrë më me procesin e regjistrimit, ndersa deklaron se e ka përmbyllur këtë detyrim.
 

Kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj, që ka udhëhequr Komisionin Komunal të Regjistrimit, por edhe regjistruesit në këtë komunë janë të habitur me deklaratat e djeshme të Rifat Blakut, i cili kishte përfshirë edhe këtë komunë ndër komunat që i është dhënë afat deri më 19 prill.
 

Ndërsa, rreth regjistrimit në objektet fetare, ndër të cilat bën pjesë edhe Manastiri i Deçanit, Selmanaj thotë se komuna që ai drejton nuk ishte përgjegjëse për këso lloj regjistrimesh. Sipas statistikave jozyrtare, në këtë komunë, shifra e të të regjistruarve ka arritur deri rreth 40 mijë. Ndërkaq, regjistrimi do të vazhdojë deri të martën në komunat të Prishtinës, Kllokotit dhe Parteshit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›