Majko, keqqeverisja në Sarandë, duhet të marrë fund
Me një spektakël të përgatitur në kinoteatrin Butrinti të Sarandës "Aleanca për të ardhmen" ka prezantuar kandidadin për kryetar Bashkie të këtij qyteti Stefan Cipa.
Deputeti i PS Pandeli Majko është shprehur se ka ardhur koha që keqqeverisja e Sarandës e ngërthyer nga korrupsioni dhe abuzimi të marrë fund dhe ka ftuar të gjithë banorët e këtij qyteti të votojnë kandidatin e PS-së Stefan Cipën.
Ndërkohë që në fjalën e tij, kandidati Çipa ka vënë në dukje degradimin që po i bëhet këtij qyteti turistik nga kryetari aktual i kësaj Bashkie dhe ka shpalosur edhe projektin që ka ai për mosbetonizimin e mëtejshëm të Sarandës.
Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm kreu i PBDNJ Vangjel Dule, Petro Koçi, kryetar i PSV 91, deputetja e PS për Qarkun e Vlorës, Luiza Xhuvani, kryetari i PS e Moderuar, Gjergj Koja.