E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Ditën e Mjedisit mbillen 1 mijë fidanë

Me një aksion simbolik të mbjelljes së disa fidanëve pranë shtëpisë së kulturës “Rexhep Mitrovica” nga kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati, ka filluar aksioni për mbjelljen e një mijë fidanëve në këtë qytet. Aksioni është përkrahur nga komuna e Mitrovicës dhe UNDP-ja dhe ai mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.

Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati tha me këtë rast se aktiviteti për mbjelljen e fidanëve ka filluar të shtunën me mbjelljen e 40 sosh, ndërsa në ditët e ardhshme do të mbjellin edhe 1000 copa.

“Është një premtim që u kemi dhënë qytetarëve se gjatë, se gjatë periudhës 4-vjeçare në Mitrovicë, secila familje do të ketë nga një fidan të vetin, andaj jemi shumë mirënjohës ndaj UNDP-së, që na ka mbështet me këtë aktivitet dhe ne do të vazhdojmë”, ka thënë Kastrati. Ai njoftoi se është ka bërë planin se nga do të mjeljen fidanët, të cilat do të jenë në shkolla, në rrugë, në parqe, e vende tjera, që Mitrovica të jetë një qytet i gjelbëruar.

Ndërkaq përfaqësuesja e UNDP-së, Osnat Lubrani ka thënë se është një ditë shumë e veçantë, pasi shënohet Dita Ndërkombëtare e Ambientit. “Jam shumë e lumtur që jam këtu sot me prezencën e kryetarit, dhe t’u ofroj qytetarëve të Mitrovicës diçka shumë të qartë dhe konkrete, të mbëltojmë fidane që e pasurojnë ambientin ku ata jetojnë”, tha Lubrani.

Aktiviteti për mbjelljen e 1000 fidanëve në Mitrovicë do të përfundojë brenda 18 ditësh, ndërsa projekti i gjelbërimit të qytetit do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›