Përurohet stacioni për monitorimin e ajrit
-490x320.jpg)
Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës është përuruar stacioni për monitorimin e ajrit dhe projekti për grumbullimin e mbeturinave të letrës dhe plastikës.
Ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcilar, ka thënë se qytetarët tash e tutje do të kenë mundësi që në ekranin e Stacionit t’i lexojnë të dhënat për shkallën e ndotjes së ajrit PM, 2.5 dhe PM.10, kushtet e motit, matjen e metaleve të rënda dhe parametra tjerë metrologjik.
“Qytetarët e Prishtinës dhe së shpejti edhe qytetarët e të gjitha qendrave të tjera, do të kenë mundësinë që në çdo çast përmes ekranit, t’i shohin të dhënat për shkallën e ndotjes, të dhënat për motin, matjen e metaleve të rënda si dhe parametra të tjerë metrologjik”, ka thënë ministri Jagcilar.
Po ashtu sot ka filluar së implementuari riciklimi i mbeturinave të letrës dhe plastikës, projekt ky i cili fillon në institucionet e vendit, ndërsa planifikohet qe ai te zgjerohet shumë shpejt në mbarë vendin.