Të metat e njëjta

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë i dobët. Ndërhyrja në nivele të ndryshme dhe në forma të ndryshme si dhe mungesa e komunikimit ndërmjet policisë dhe prokurorisë, mbesin problemet kryesore në vend.
Ky është konkluzioni i EULEX-it në Kosovë, pas monitorimit njëvjeçar të institucioneve të Kosovës. të gjitha këto ata i kanë përmbledhur në Raportin e Programit për vitin 2010.
Sipas këtij dokumenti të prezantuar të premten, këto ndërhyrje kanë rezultuar me probleme praktike, duke përfshirë edhe ato të abstenimit paraprak të gjykatësve dhe prokurorëve vendorë në rastet që janë cilësuar si të ndjeshme.
“Gjykatësit ende nuk e kanë mbrojtjen e duhur, kemi ndërhyrje në proceset gjyqësore. Çështja kyçe që ne na brengos është mungesa e komunikimit në mes të PK-së dhe Prokurorisë. Kjo çështje është kritike kur flasim për sundimin e ligjit”, tha zëvendësshefi i EULEX-it, Roy Reeve, gjatë prezantimit publik të këtij raporti.
Që gjyqësori nuk është i pavarur, kjo është thënë edhe në vitin e kaluar. Në raportin e vitit 2009, EULEX-i kishte bërë një numër rekomandimesh duke përfshirë reformën e gjerë të gjyqësorit të Kosovës. Mirëpo, si duket, tashmë shpresat për një përmirësim të tillë do të barten për vitin që vjen. Në paraqitjen e raportit, Roy Reeve bëri thirrje për më shumë mbështetje institucionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale në këtë fushë.
“Numri i madh i rasteve të pazgjidhura, sidomos i atyre civile, tregon se gjykatësit dhe prokurorët vendorë nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë përparim në trajtimin e kësaj çështjeje urgjente”, tha Reeve. Në këtë raport, notë pozitive ka marrë Shërbimi Korrektues i Kosovës ku thuhet se është bërë përparim në menaxhimin e Administratës së Burgut, të operativës dhe sigurisë, të burgosurve me rrezikshmëri të lartë etj.
Sa i përket Këshillit Gjyqësor të Kosovës, thuhet se tashmë është funksional dhe mundësitë për ngritjen e aftësive institucionale do të vazhdojnë t’u nënshtrohen veprimeve të monitorimit dhe këshillimit.
Në Raportin e Programit të EULEX-it vlerësohet se ka pasur përparime në fushat e policisë dhe të doganave, por thuhet se në disa të tjera ka nevojë për punë më të madhe.
Në fushën e policisë, EULEX-i ka vërejtur përparime të dukshme, në veçanti në menaxhimin e kufijve, përgjegjësi kjo pjesërisht e bartur nga KFOR-i, pak kohë më parë.
“Është shënuar përparim në bartjen e përgjegjësisë për mbikëqyrjen e Kufirit të Gjelbër me Shqipërinë”, thuhet në këtë raport, ku megjithatë, thuhet se në vijat e tjera të kufijve, është shënuar përparim i kufizuar apo nuk është shënuar kurrfarë përparimi.
Ndërsa të një rëndësie të madhe simbolike, zyrtarët e EULEX-it e kanë vlerësuar të jetë marrja e detyrave të reja nga ana e PK-së, siç është rasti i përgjegjësisë në sigurimin e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore për të cilat dikur kujdesej KFOR-i.
Krijimi i Drejtorisë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga ana e drejtorit të PK-së, në dhjetor 2009, po ashtu është vlerësuar si hap pozitiv që është bërë.
Po ashtu, zëvendësshefi i EULEX-it, Roy Reeve, ka mirëpritur gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të luftuar korrupsionin, duke theksuar se çështjet e ndjeshme si krimi i organizuar dhe korrupsioni, duhen luftuar në partneritet.
Ndërkaq, sistemi i Doganave të Kosovës është lavdëruar për hartimin e udhëzimeve administrative dhe harmonizimit të tyre me legjislacionin në fuqi.
Në anën tjetër, EULEX-i nuk ka vërejtur asnjë përparim në funksionimin e Bordit të Pavarur Shqyrtues dhe në reduktimin e ankesave të pazgjidhura doganore, pavarësisht nga zotimet e përsëritura të institucioneve të Kosovës për mënjanimin e pengesave për funksionimin e duhur të organit të ankesës.
Është konstatuar gjithashtu se doganat nuk kanë arritur asnjë përparim në futjen në përdorim të sistemit të integruar të burimeve njerëzore, ndërsa është vërejtur përmirësim i kufizuar në komunikim të brendshëm që ka qenë një prej vërejtjeve të EULEX-it, në raportin e vitit 2009.