E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Elbasan përplasen 3 vetura, 5 të plagosur

Elbasan, 18 gusht -  Një tjetër aksident i rëndë u rregjistrua në rrrugët kombëtare të qarkut të Elbasanit gjatë pasdites së mërkurë. Aksidenti u rregjistrua në aksin e rrugës që lidh mes tyre qytetet e Peqinit dhe Elbasanit në vendin e quajtur Bishqem. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale të referuara nga NEWS24 në aksident janë përfshirë tre automjete me targa të huaja të cilat kanë mbetur të dëmtuara pothuajse plotësisht. Sipas policisë shkak i këtij aksidenti është bërë makina me targa greke NZA 4435 që drejtohej nga 25 vjeçari Astrit Turozhi . Ky automjet gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me një autoveturë tip benz me targa të huaja CK 724 XJ që drejtohej nga shtetasi Artur Bej, 27 vjeç, me të cilin po udhëtonte edhe bashkëshortja shtatzanë dhe i biri. Ndërkaq në aksident u përshi edhe një tjetër makinë me targa të huaja DR 583 JV tip “Peugout”, që drejtohej nga 33 vjeçari Edmond Gorovolli .Për fat edhe pse mjetet pësuan dëmtime serioze jeta e të paktën pesë shtetasve që pësuan dëmtime është jashtë rrezikut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›