Katër të plagosur në Tiranë nga një sherr mes dy grupeve të rinjsh

Tiranë, 18 gusht - Dy grupe të rinjsh janë konfrontuar me mjete të forta me njëri tjerin sot në mbrëmje rreth orës 21.00 në rrugën “Don Bosko” të Tiranës . Burime policore të referuara nga NEWS24, që ndodhen në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se 4 të rinj, 2 nga secili grup, janë dërguar në Spital Ushtarak me plagë në trup.
2 prej tyre janë në terapi intensive. Policia thotë se të plagosurit janë Arnest Mulaj (19), Arben Papleka (18) dhe vëllezërit Aleksandër e Malvin Hasani.
Mbrëmë një tjetër konfrontim mes të rinj u shënua në zonën e "Vasil Shantos" në Tiranë , ku 2 të rinj mbetën të plagosur me thikë.