E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Festivalin ndërkombëtar të Durrësit vjen Paolo Sorrentino

Nga Milena Selimi

Durrës, 21 Gusht NOA - Ndër të ftuarit e shumtë në Festivalin Veror ndërkombëtar të Filmit Durrës 09 që ngre siparin në fundjavë më 23 gusht, do të jetë dhe Paolo Sorrentino. Lajmi konfirmohet nga organizatorët, që kanë bërë me dije, se ai është një nga të ftuarit më të nderuar të këtij festivali, për karrierën e tij të shkëlqyeshme dhe ambiciet e tij të shumta.

Edicioni i dytë thuhet se do sjellë në konkurrim 18 filma, mes të cilëve edhe premiera rajonale dhe kombëtare. Filmat do të konkurrojnë në dy seksione: Balkan World/Botë Ballkanike dhe Contemporary Visions/Vizione Bashkëkohore si dhe kinemaja retrospektivë, në këtë edicion kushtuar regjisorit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Takime të ngushta sjell në edicionin e dytë- ky festival, si edhe filma të njohur evropianë, një eksperiencë e cila mendohet të vazhdohet edhe në edicionet e ardhshme. Këtë vit, organizatorët mendojnë të sjellin kinemanë italiane dhe filma si: Autobusi i natës me regji nga Davide Marengo, Gomorra me regji të Matteo Garrone ...etj.

Kush është

Paolo Sorrentino, i lindur më 31 Maj të vitit 1970, është një regjisor i njohur italian dhe skenarist, që ka lindur në Napoli. Filmi i parë si skenarist i Sorrentinos është Polvere di Napoli dhe është nxjerrë më 1998. Ai filloi të realizojë filma me metrazh të shkurtër, si L'amore non ha confini, më 1998, dhe La notte lunga, më 2001. Debutimi i tij i parë me një krijim me metrazh të gjatë ishte One Man Up, që u vlerësua bashkë me Nastro D'Argento për çmimin e regjisorit më të mirë. Ai mori vlerësim ndërkombëtar në vitin 2004 për thrrillerin e tij, The Consequences of Love, që zbulon tragjedinë e një biznesmeni të vetmuar, i cili përdoret si peng nga MAFIA dhe që ka marrë shumë çmime dhe që arriti deri për Palme D'Or në Festivalin e Filmit në Cannes. Filmi tjetër i Sorrentinos The Family Friend (L'amico di famiglia), ka konkurruar në Festivalin e Filmit në Londër. Vetë Sorrentino bëri një debutim si aktor në filmin e Nanni Moretti The Caiman (Kaimani), që u dha po ashtu në Londër.

Kurse filmi i fundit i tij, Il Divo është një dramatizim kushtuar politikanit të shumëpërfolur italian Giulio Andreotti. Filmi fitoi Prix du Jury në Festivalin e Kanës e bashkoi dhe njëherë Sorrentinon me Toni Servillo-n e The Consequences of Love star, që tek Il Divo luajti rolin e Andreotti-t. Nga janari i vitit 2009, Sorrentino është duke punuar në një skenar për një version filmi të Niccolò Ammaniti Ti prendo e ti porto via (Steal You Away). Kur filmi i tij i ri This Must Be The Place, do të jetë debutimi i tij i parë në anglisht. Është filmi kushtuar një rok-stari në moshën e mesme, që luhet nga dy herë njeriu i Oskarit Sean Penn, që në rol është i mërzitur nga tërheqja e tij nga karriera dhe përpiqet të gjejë ekzekutuesin e të atit të tij, një kriminal nazist që është refugjat në SHBA. Skenari është i Sorrentino dhe Umberto Contarello dhe filmi This Must Be The Place pritet të jetë në vitin 2010.

Skenarist

Dragoncelli di fuoco (1994)

Polvere di Napoli (1998)

La squadra (2000) - Serial TV

Ashes and Blood (2009)

Steal You Away (Ti prendo e ti porto via, TBA)

Regjizor

L'amore non ha confini (1998)

La notte lunga (2001)

La partita lenta (The slow game) (2009)

L'assegnazione delle tende (2009)

Filma

L'uomo in più (2001)

The Consequences of Love (Le conseguenze dell'amore, 2004)

The Family Friend (L'amico di famiglia, 2006)

Il Divo (2008)

This Must Be The Place (2010)

Të gjithë filamt pjesëmarrës:

Contemprorary Visions

HAPPY TOGETHER/TË LUMTUR SË BASHKU

Belgium, 2008, 35mm, Color, 90 min, Dutch

Director: Geoffrey Enthoven

Screenplay: Jacques Boon
Cinematography: Gerd Schelfhout

Editor: Geoffrey Enthoven
Music: Tom Kestens
Cast: Ben Van Ostade, Bien De Moor, Ziggy Moens, Clara Cleymans, Chris Lomme
Producer: Mariano Vanhoof

Martin and Eline have it all. Two beautiful children, money in their pocket and time on their hands, in short the perfect life. But their luck runs out when, shortly after buying a holiday home in Tuscany, Martins bank manager seems to have disappeared with a large sum of their money. The series of misfortunes, which follow this incident, gradually threatens to destroy their comfortable family life. Is it sheer coincidence casting a dark shadow on their lives? Or can their misery be the result of the numerous miscalculations of one man who is desperately clinging onto his social status? In an attempt to save his family life, Martin finds himself caught in a web of lies and deceit. With no way out, he is slowly sinking into despair.

Martini dhe Elina kane gjithcka. Dy femije te bukur, para nder xhepa dhe mjaft kohe te lire, me pak fjale nje jete perfekte. Por fati i tyre duket se mbaron kur pasi kane blere nje shtepi pushimesh ne Toskana, mesohet se menaxheri i bankes se Martinit eshte zhdukur bashke me nje shume te madhe parash. Seria e fatkeqesive qe pasojne kete incident gradualisht kercenon te shkaterroje jeten e tyre te rehatshme. Eshte thjesht koicidence kjo re e zeze qe ka mberthyer jetet e tyre? Apo ky mjerim eshte rezultat i nje llogarive te gabuara te nje njeriu i cili deshperimisht perpiqet te mbahet pas statusit tij social? Ne perpjekje per te shpetuar jeten e familjes se tij, Martin gjendet i kapur ne nje rrjete genjeshtrash dhe mashtrimesh. Pa rrugedalje, ai do mbytet ne deshperim te thelle.

Geoffrey Enthoven, Filmography:

2009 - Meisjes

2008 - Happy together (Tallin Black Nights PöFF 2008)

2007 - Vidange perdue (PÖFF 2007)                                                               

2002 - Les enfants de l`amour (documentary)                                      

RICKY/RIKI

France, 2009, 35mm, Color, 90 min, French

Director: François Ozon

Screenplay: Francois Ozon

Director of Photography: Jeanne Lapoirie

Editor: Muriel Breton

Original Music: Philippe Rombi

Cast: Alexandra Lamy, Sergi Lopez , Mélusine Mayance, Arthur Peyret

Producer: Claudie Ossard and Chris Bolzli

When Katie, an ordinary woman meets Paco, an ordinary man, something magical and miraculous happens: they fall in love. Out of their love comes an extraordinary baby : RICKY

Kur Keti, një grua e zakonshme, takohet me Pakon, një burrë i zakonshëm, ndodh diçka magjike, e mrekullueshme: ata bien në dashuri. Nga dashuria e tyre lind një bebe e jashtëzakonshme: RIKI.

François Ozon, Filmography:

2009 - Ricky (Berlin International Film Festival 2009)

2007 - Angel

2006 - A Curtain Raiser

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›