Alban Muja, dialog në Kroaci
21/08/2009 Artisti kosovar Alban Muja prezantohet me ekspozitën e tij personale “All around”, në Rijekë të Kroacisë. Para publikut katër vepra të tij: “Museum of Contemporary History”, “Catch me”, si dhe videot “Palestina” dhe “Tibet”.
Kërkon të prezantojë rëndësinë e interpretimit dhe influencën e lajmit në shoqërinë globale. Dialog dhe pa (mundësi) për t’u realizuar. Identiteti etnik “gjurmon” në veprat e artistit të ri kosovar Alban Muja, i cili ka çelur mbrëmjen e djeshme në Kroaci ekspozitën e tij personale “All around”. E prezantuar në “Siz Galeria” në Rijekë të Kroacisë, në këtë ekspozitë të Mujës, prezantohen katër vepra, ndër të cilat edhe puna më e re, e paekspozuar më parë e artistit, videoja “Tibet”. Veç saj paraqiten edhe veprat “Museum of Contemporary History”, “Catch me”, si dhe videoja “Palestina”. “Si qytetar i një shteti të ri dhe së fundi të njohur, identiteti etnik i Albanit e pushton veprën e tij artistike, e cila eksploron kontradikta të lidhura me identitetin, politikën, historinë si dhe me betejën e popullit të tij”, cilëson kuratorja e ekspozitës së Mujës, Lea Cec. Sipas saj, Muja është një artist i zhdërvjellët, i cili e pasqyron vetveten me lehtësi duke përdorur mediume të ndryshme nga performanca, videot dhe fotografia deri te piktura dhe vizatimi. “Puna e tij krijuese, sipas Cec, është e karakterizuar nga thjeshtësia dhe qasja e drejtpërdrejtë ndaj temës, duke inkorporuar pothuajse një shprehje të dokumentuar”. Katër veprat e prezantuara nga autori ekzaminojnë kufijtë e shteteve dhe kombeve sikurse edhe mundësinë e kalimit apo zhdukjes së atyre kufijve, qoftë në botën fizike (reale) apo në sferën mendore, të cilën e shohim në veprat “Museum of Contemporary History” dhe “Catch me”. Në këtë mënyrë “Catch me”, sipas kuratores Cec, shfaq aksionin fizik të artistit të kërcimit mbi kufirin amerikano-meksikan në New Mexico. Ndërsa “The Museum of Contemporary History” (Muzeu i historisë bashkëkohore), për kuratoren është një vepër që ka të bëjë me pamundësinë e komunikimit ndërmjet njerëzve në vendlindjen e Albanit në Mitrovicë. “Lumi Ibër rrjedh në mes të qytetit, duke e ndarë atë në dy pjesë. Një urë e bukur është ndërtuar mbi lumë që duhet të bashkojë dy kombet, serbët në veri dhe shqiptarët në jug. Por ura nuk e kryen funksionin e saj. Ura mund të kalohet vetëm nga njerëzit me pasaporta të privilegjuara. Kështu që e humb funksionin e saj primar të bashkimit të njerëzve dhe shndërrohet në kufi specifik artificial që ndanë. Albani e fotografon urën dhe duke e përdorur bukurinë e saj dhe dizajnin modern arkitekturor e transformon në muze të historisë bashkëkohore”, ka shkruar ajo. Për sa u përket dy punimeve tjera, përvijimet tematike të dy video-veprave (‘Palestina’ dhe ‘Tibet’) janë historitë e dy shqiptarëve në lidhje me origjinën e emrave të tyre të pazakonshëm. Në videon e parë një vajzë me emrin Palestina, e cila jeton në Kosovë, dhe në të dytën një burrë i quajtur Tibet, që jeton në Zvicër, tregojnë historitë e tyre në një kuadër të ngushtë, duke e tërhequr spektatorin në botët e tyre. “Vetë autori e pranon se ka qenë i befasuar nga zgjedhjet e tilla të emrave. Ndryshe prej emrave të zakonshëm tradicionalë që njerëzit u kanë dhënë fëmijëve të tyre gjatë betejës për pavarësi të Kosovës, prindërit e këtyre të dyve kanë përzgjedhur emrat e vendeve që kanë luftuar me vite duke kërkuar pavarësi, sikurse populli i Kosovës. Ekspozita në këtë mënyrë paraqet përmbledhjen e interesimit të vetë autorit. Ai ka filluar nga vendlindja e tij duke udhëtuar nëpër botë, duke grumbulluar, këtu dhe atje, pjesët ekzistenciale, duke u përpjekur të na paraqesë historinë e popullit të tij, që përfundimisht është përmbledhur në titullin ‘All around’” përfundon kuratorja.