E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Gjakovë vritet një burrë nga Shqipëria

Mbrëm rreth orës 21:25 në një lokal të Gjakovës është vrarë me armë zjarri një qytetarë nga Shqipëria. Policia e Kosovës po dyshon se veprën e bëri nipi i tij.

Sipas policisë, ai fillimisht kishte marrë një plagë në trupë, ku më pas ishte dërguar për në Emergjencë, por më pas kishte ndërruar jetë.

“Raportohet se në një lokali, Viktima shqiptar shtetas i Shqipërisë është plagosur me armë zjarri, dyshohet nga nipi i tij mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar në Emergjencë ku mjeku kujdestarë ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja është gjetur një gëzhojë që dyshohet të jetë e pistoletës që është përdorur në rast. “Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ne kërkim te personit te dyshuar i cili gjendet në arrati”, thotë Policia. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›