E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Gjilan edhe tri raste të reja me H1N1

Në repartin e Infektologjisë në spitalin e Gjilanit numri i të prekurve me virusin H1N1 arrin në pesë. Dy raste të diagnostifikuara më herët dhe tri raste që janë verifikuar pozitiv sot(e mërkurë), me H1N1 e qojnë në pesë numrin e të prekurve me këtë virus tha për rajonipress, Selvete Shurdhani, zëvendësdrejtoreshë e spitalit të Gjilanit.

Shurdhani tha se këto raste janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë. Sipas saj ky numër mund të rritet pasiqë janë edhe pesë raste negative, por që janë në riverifikim e sipër pasiqë dyshohet se ato janë kthyer negativ , por mostrat e gjakut nuk janë transportuar si duhet.

Shurdhani tha se rastet me H1N1 po trajtohen me terapinë adekuate dhe janë të ndarë në repartin e infektives. Sipas saj Spitali i Gjilanit ka medikamente të mjaftueshme për ta përballuar këtë fluks.

Aktualisht në repartin e infektivës për shkak të invazionit të madh edhe të pacientëve me gjendje gripoze janë të ndaluara të gjitha vizitat derisa janë ndërmarrë masat preventive shëndetësore. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›