E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Brukselit, Thaçi negocion ndryshimet në qeveri

Negociata të vështira sikur ato që po i zhvillon në Bruksel, kryeministrin Hashim Thaçi do ta presin edhe kur të kthehet në Prishtinë.

Ai do të ulet të bisedoje me partnerin e tij të koalicionit, Behgjet Pacollin, për reformatimin e Qeverisë së Kosovës.

Ky i fundit kishte paralajmëruar një ditë më parë se ndryshimet në ekzekutiv do të bëhen javën e ardhshme.

Mirëpo, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë për Indeksonline se ende nuk është caktuar koha kur do të bëhen ndryshimet.

“Ne presim që kryeministri të kthehet nga vizita zyrtare në Bruksel, pastaj të diskutohet edhe për përudhën se kur do të ndodhë kjo”, ka thënë Stavileci.

Sa i përket paralajmërimit të liderit të AKR-së, zëdhënësi i PDK-së tha se “kjo i takon kryeministri, përsëri ai do të diskutojë edhe me udhëheqësit e tjerë të koalicionit dhe do të vendoset për të gjitha”.

Çështjen e riformatimit Thaçi nuk e ka diskutuar as në partinë e vet. E sipas Stavilecit as vlerësimi i performancës së ministrave ende nuk është bërë.

“Përformanca është edhe kolektive, por natyrisht është edhe individuale. Në momentin që bëhen këto vlerësime, me siguri që do të ketë edhe pozicionime konkrete”, ka thënë Stavileci./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›