Shqiptarët rrahin për vdekje grekun e “Agimit të Artë”

Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur për vdekje një shtetas grek, aktivistë i partisë neonaziste greke “Agimi i Artë” në qytetin Patras.
Arsyeja e rrahjes brutale ka qenë një koment i shkruar “Do ti vras shqiptarët” në rrjetin social facebook, shkruan agjencia greke e lajmeve “I News”.
Tre emigrantët shqiptarë të irituar nga kërcënimi i të riut grek kanë takuar ate në rrugën e qytetit dhe e kanë rrahur brutalisht. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar edhe një grup të rinjsh grek.
Policia greke ka ndaluar tre të rinjt shqiptarë, ndërsa bëhet e ditur se greku i rrahur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të nofullës së thyer./Indeksonline/