Ne Greqi vazhdon ankthi per marrjen e kestit te gjashte te kredise
Në Greqi vazhdon ankthi për marrjen e këstit të gjashtë të kredisë.
Telekonferenca e mbrëmshme e ministrit të financave me Trojkën, është ndërprerë për të vazhduar sot në mbrëmje, kur Athina shpreson të arrihet një marrëveshje.
Kushti i Trojkës është që Greqia të sigurojë të ardhura me vlerë 2 miliardë euro, dhe prandaj këmbëngul në shkurtime të menjëhershme në administratën publike, ndërkohë që shprehet kategorikisht kundër rritjes së tatim taksave apo vendosjes së taksave të reja.
Sipas të gjitha gjasave, masat për shkurtime të vendeve të punës dhe pagave në sektorin publik do të shpallen nesër. Shpallja pritet të pasohet nga reagime të fuqishme të sindikatave. Ditën e enjte Athina do të paralizohet nga greva 24 orëshe e ndërmarrjeve të transportit publik.
Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar debati lidhur me falimentimin e mundshëm të Greqisë. Agjenci të mëdha të vlerësimit financiar, si Fitch dhe Morgan Stanley kanë dhënë opcione të kundërta, që gjithsesi, përjashtojnë daljen e Greqisë nga eurozona.
Ndërkohë qeveria greke ka përgënjeshtruar publikimet mediatike se po përgatit mbajtjen e një referendumi për qëndrimin ose jo në eurozonë.