Presidenti Obama do te flase para Asamblese se Pergjitheshme ne OKB
Sot Presidenti Barak Obama do te adresoje punimet e Asamblese se Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara me nje fjalim qe mesa duket do te perqendrohet ne transofmimet dramatike qe vazhdojne ne Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore perpjekjet per paqen ne Lindjen e Mesme dhe ekonomine globale.
Temat kryesore ne fjalimin e zotit Obama pritet te perfshijne te ashtequajturen Pranvera Arave bashkepunimin nderkombetar ne Libi perpjekjet per te risjelle ne tryezen e negociatave direkte Izraelin dhe palestinezet si dhe perpjekjet e vazhdueshme kunder perhapjes se armeve berthamore.
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe dhe nje permbledhje me shkrim ne prag te fjalimit te zotit Obama hedhin drite ne ate qe presidenti do te diskutoje.
Dokumenti i Shtepise se Bardhe thote se administrata e Presidentit Obama ndryshoi kursin ne menyre dramatike per te nxitur interesat dhe vlerat amerikane dhe per te ndihmuar ne krijimin e nje bote me te sigurte dhe te begate ne nje epoke te re angazhimi.
Rezultatet perfshijne nje mandat te paprecedent per te nderhyre dhe shpetuar jete ne Libi mbrojtje te fuqishme per Izraelin mbeshtetje per formimin e nje Sudani Jugor te pavarur sebashku me sanksionet me te forta te Kombeve te Bashkuara te vena ndonjehere ndaj Iranit dhe Korese se Veriut dhe rinovimit te perpjekjeve per te ndaluar perhapjen e armeve berthamore.
Zoti Obama pritet te theksoje Libine si shembullin me te qarte se cfare mund te arrije bashkepunimi nderkombetar. Presidenti foli te marten nderkohe qe u takua me udheheqesit e Keshillit Kombetar Kalimtar te Libise.
Libia eshte nje mesim se cfare mund te arrije komuniteti nderkombetar kur qendron i bashkuar si nje i vetem.
Fjalimi i zotit Obama ne Kombet e Bashkuara do te zhvillohet nderkohe qe Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj kryesore jane perfshire ne nje diplomaci intensive per te frenuar nje perpjekje nga palestinezet per te siguruar njohjen e shtetit te tyre nga Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara thone se do te vene veton nje propozimi te tille. Ndaj Presidenti Obama pritet te ritheksoje qendrimin amerikan para Asamblese se Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara duke thene se e vetmja rruge per nje zgjidhje me dy shtete me siguri per Izraelin dhe shtet te sukseshem palestinez eshte permes rifillimit te bisedimeve te drejtperdrejta te paqes. Zevendes Keshilltari i Shtepise se Bardhe per Sigurine Kombetare Ben Rhodes tha se zoti Obama do te theksoje mbeshtetjen e forte per Izraelin por do te perserise se paqja varet dhe krijohet nga izraelitet dhe palestinezet.
Ne fund te dites paqja do te duhet te arrihet mes dy paleve dhe eshte e pamundur nga jashte dhe nuk mund te arrihet permes veprimeve ne OKB ndaj duhet te jene izraelitet dhe palestinezet qe duhet te diskutojne dhe trajtojne keto ceshtje shume te veshtira qe i kane ndare ata per shume kohe.
Zoti Rhodes tha se presidenti do te reflektoje ne perparimet qe kane bere Shtetet e Bashkuara ne riorientimin e poltikes se jashteme. Ketu perfshihet tranzicioni qe vazhdon ne Afganistan dhe Irak dhe arritjet ne shkaterrimin e rrjetit terrorist te al-Kaides.
Fjalimi i zotit Obama do te ndodhe nje dite para se Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinezhad ti drejtohet Asamblese se Pergjitheshme. Zyrtaret thone se zoti Obama do te theksoje se iranianet po protestonin per liri me te madhe shume kohe para se te fillonte Pranvera Arabe.