Kryeministri Shqiperia mbeshtetje te madhe per biznesmenet dhe investitoret
Pas përfundimit të Forumit të Investimeve SHBA-Shqipëri, në New York, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në darkën me përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane, pjesëmarrësve në Forum.
Në këtë mbrëmje, i ftuar nderi ishte Presidenti i kompanisë Coca-Cola Muhtar Kent, i cili ndau me të pranishmit eksperiencën e tij në Shqipëri, suksesin e projektit dhe të investimit të tij këtu.
I pranishëm ishte edhe kongresmeni Eliot Engel.
Kryeministri Berisha i falënderoi biznesmenët amerikanë për pjesëmarrjen në këtë Forum dhe shfrytëzoi edhe një herë këtë event për t’i ftuar për të investuar në Shqipëri, një vend mikpritës, me potenciale të jashtëzakonshme dhe klimë miqësore për biznesin.
Duke i uruar mirëseardhjen në këtë mbrëmje, Kryeministri u shpreh se është shumë mirënjohës, por, gjithashtu, shumë i inkurajuar për të punuar për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.
“Miqve tanë amerikanë do t’u them se nëse shikoni në thellësinë e shpirtit të kombit tim, më e mira që do të gjeni në të është mikpritja. Unë kam qenë gjithmonë i frymëzuar nga ky virtyt.
Në një kohë kur vendit tim i mungonte tërësisht tradita e turizmit, në një kohë kur Shqipëria ishte jashtë hartës së turizmit, isha i sigurt se mikpritja e kombit tim, e njerëzve të mi, është një aset i madh. Siç e dini, në një hark shumë të shkurtër kohor, nga viti 2004 në vitin 2010, numri i vizitorëve dhe turistëve që erdhën në vendin tim u rrit nga 300 mijë në 3.5 milion. Në të gjithë artikujt e shkruar mbi Shqipërinë, një nga asetet më kyç dhe thelbësor thuhet se është mikpritja shqiptare.
Qëllimi ynë është që ta kthejmë këtë mikpritje në një mbështetje të madhe për biznesmenët dhe investitorët. Kjo do të thotë reforma që eliminojnë pengesat burokratike. Në mëngjes herët citova në fjalën time, Ronald Reagan për politikat fiskale.
Sot do ta citoj për një tjetër mësim që kam marrë nga librat e tij. Reagan shkruan se qeveria është problemi. Dhe ai thoshte një të vërtetë të madhe. Unë e konsiderojë këtë postulatin më të mirë që duhet mbajtur mend nga ata që qeverisin, çdo ditë, madje disa herë në ditë. Por kur vjen puna tek biznesi, burokracia, qeveria është problemi. Prandaj jam shumë i vendosur të bëj më të mirën për të lehtësuar barrën dhe pengesat burokratike”, tha ai.
Duke shtuar se Shqipëria renditej ndër 10 vendet e para në botë për vetë-kufizimin e qeverisë në ekonomi, në një raport të Konkurrueshmërisë Botërore, ku në atë renditje ne ishim të 9-tët.
Kurse Presidenti i Coca-Cola- s Muhtar Kent u shpreh se “ishte në fillim të viteve ‘90, kur takoi për herë të parë doktor Berishën.
“Tani, pas pothuajse 20 vjetësh, ju po flisni për një Shqipëri që ka kaluar nga niveli i të ardhurave për frymë prej rreth 200 dollarësh në 8000 dollarë. Megjithatë ky është vetëm fillimi i atij udhëtimi. Jam i bindur që ky është fillimi i atij udhëtimi, prandaj në atë kohë unë besova dhe bëra një investim prej 50 milion dollarë, së bashku me partnerët e mi italianë, në Shqipëri, për të investuar në një fabrikë moderne të Coca – Cola-s. Kjo ndodhi në Shqipëri dhe jo vetëm kjo, për shkak se partnerët tanë investues ishin italianë. Kjo krijoi një urë të mrekullueshme midis Italisë dhe Shqipërisë në vitet që erdhën dhe lulëzoi në investime të shumta që janë bërë në Shqipëri”, shtoi ai.
“U them të gjithë investitorëve të mundshëm nga SHBA që do të duan të investojnë në Shqipëri, që ka shumë potencial, do të ketë shumë hotele të bukur me 5 yje. Vazhdoj t’i them të gjithë miqve të mi që janë në biznesin e hoteleri-turizmit që ka potencial të jashtëzakonshëm. Kur ju jeni në bregdetin shqiptar, shikoni Korfuzin dhe kur shkoni në Korfuz dhe shikoni bregdetin shqiptar, ai është shumë i ndryshëm, është shumë më i bukur, për shkak të maleve të larta, të maleve shkëmborë, të natyrës. Deti vetë është i paprekur, natyral, i gjelbër dhe e di se shumë ditë më të shkëlqyera e presin Shqipërinë dhe popullin e saj”, theksoi mes të tjerash, presidenti i Coca-Colas.