E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Karlsruhe filloi kongresi i Partise Kristjandemokrate Gjermane

Grindje fare grindjeje Vertet qe krahu i ekonomise mund te qahet se konservatoreve u mungon dhimbshem profili por per kryetaren e CDU-se Angela Merkel kjo eshte nje shenje e kultures se gjalle demokratike. shte dicka e natyrshme per nje parti popullore qe te shtrohet here pas here pyetja cfare mbrojme ne fare duam ne Dhe une jam edhe e gezuar qe grupimet e vecanta ne CDU me nje fjale krahu i ekonomise ose politikanet sociale e marrin here pas here fjalen.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Baden- Wrttembergut Stefan Mappus

Keshtu u shpreh Merkeli te dielen ne mbremje ne televizionin gjerman ARD. Edhe Merkeli eshte kurioze te mesoje se me sa perqind do ta mbeshtesin delegatet sot. Angela Merkeli kandidon serish per kryetare. 95 mori ajo heren e fundit kete kuote ajo ndoshta nuk do ta arrije me. Por cdo mbeshtetje me me pak se 90 te votave duhet ta beje Merkelin te mendoje.

Kryeministri i Baden- Wrttembergut Stefan Mappus i cili ndodhet edhe vete nen presion per shkak te projektit Stuttgart 21 beson fort se Merkeli do te marre nje rezultat te mire Ne nje kohe jo te lehte ne bejme nje pune te shkelqyer. Asnje vend tjeter ne Evrope nuk doli nga kriza sic doli Gjermania. Ajo merr vendime. Dhe mendoj se ajo e ka merituar nje rezultat te mire.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kongresi i Partise Kristjandemokrate Gjermane

Tema me potencialin me te madh per grindje mendohet se do te jete ne Karlsruhe tema per mbrojtjen embrionale. Angela Merkeli dhe ministrja e Arsimit Annette Schavan angazhohen per nje ndalim te testeve te geneve te embrionet. Ministrja e Punes von der Leyen dhe ministrja e Familjes Kristina Schrder jane per nje lejim te kufizuar.

Me pak diskutime ka persa i perket reformes se Bundeswehrit. Nje rekomandim te kryesise se partise per ta nderprere detyrimin per sherbim te detyruar ushtarak delegatet do ta ndjekin me cdo kusht edhe nese persona te vecante sic eshte shefi i CDU-se i Landit te Schleswig-Holsteinit Christian von Boetticher kane sinjalizuar rezistence. Sidoqofte ne Karlsruhe eshte njoftuar per nje vizite te rralle ish-kancelari Helmut Kohl do te vizitoje sot pas vitesh nje mbremje partiake.

Autor Marcel Gsken/ Auron Dodi

Readktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›