E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi nen presion prej te gjitha paleve

Opozita synon ta rrezoje kryeminstrin me nje mocion mosbesimi. Po ashtu sot 15.11. Gianfranco Fini pritet te terheqe nga qeveria e Berlusconit pasuesit e vet ministrin per Evropen Andrea Ronchi nje zevendesminister dhe dy sekretare shteti.

Ai nuk do te jape kurre doreheqjen - kjo ishte deklarata e fundit e ende kryeministrit italian Silvio Berlusconi te cilit i jane prere krahet dhe eshte vetem shef i nje qeverie pakice. Ne kete mes eshte e qarte se qekurse aleati i dikurshem i Berlusconi Fini nuk e mbeshtet me ate dhe i ka bere thirrje te jape doreheqjen gjithcka rrotullohet rreth pyetjes se kur do te shuhen dritat ne pallatin e qeverise dhe para se gjithash kush do ti shuaje ato.

Fini eshte per momentin ne nje gjendje shume komode ai mund ta sjelle rrotull Berlusconin. Pa miratimin e tij qeveria nuk miraton dot asnje lloj projekti ne parlament. Mosdeshira e Berlusconit per te dhene doreheqjen ka te beje para se gjithash me ate cfare mund te ndodhe pas doreheqjes. Ne kete mes perfytyrimet jane shume te ndryshme.

Permbysja e qeverise nuk do te thote automatikisht zgjedhje te reja. E mundshme eshte qe presidenti italian te emeroje nje qeveri trazitore ne rast se arrihen shumicat per nje konstrukt te tille. Kjo nuk eshte e pamundur dhe Berlusconi ka frike prej ketij varianti si djalli nga temiani.

Nje qeveri e tille e perbere nga forca te qendres perreth Gianfranco Finit e toleruar prej se majtes mund te vinte ne vije brenda nje afati te caktuar disa projekte te caktuara perpara se te zhvillohen zgjedhjet e reja. Nje nder to mund te ishte ndryshimi i ligjit elektoral i cili perben disavantazh per partite e vogla dhe preferon alenca te medha elektorale duke i mundesuar ne kete menyre Berlusconit zgjedhjen e vazhdueshme. Pikerisht per kete ky ndryshim eshte nje nder kerkesat qendrore te kundershtarit te Berlusconit Gianfranco Fini.

Berlusconi nga ana e vet e konsideron veten si viktime te nje intrige dhe kerkon organizimin e menjehershem te zgjedhjeve te reja duke e ditur se do te kishte shanse te mira per ti fituar ato. Ajo qe mbetet e hapur eshte se cdo te ndodhe vertet dhe para se gjithash kur. Silvio Berlusconi e ka percare thelle vendin. Aq thelle sa para tij vetem ndoshta diktatori Benito Mussolini. Njerezit jane pro ose kunder tij - dicka te mesme nuk ka.

Fakti qe imazhi i Berlusconit ne boten e jashtme eshte mizerabel per shkak te deklaratave te tij fashistoide apo raciste si dhe per shkak te sjelljeve te tij te afektuara prej macho-je dhe aferave me te mitura apo qe per shkak te mendjemadhesise dhe te qendrimit te tij siperfaqesor vendi i tij eshte bere qesharak nuk luan ndonje rol ne Itali.

Ajo qe dihet e sigurt eshte se ne rast se do te organizohen vertet zgjedhje te reja multimiliarderi Berlusconi do te hyje serish ne gare dhe do ta permbyse vendin me nje fushate mediatike te papare ndonjehere deri me sot. Kjo do te thote se kesaj periudhe qeverisjeje te Berlusconit do ti vije se shpejti fundi por eres se Berlusconit ne asnje menyre ende jo. Edhe pse ne fakt vertet qe eshte krejtesisht e pakuptueshme se perse ky njeri eshte ne pushtet.

Autor Stephan Trndle
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›