E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Kavaje dhe Tropoje refuzohen materialet. Komisionere inekzistente

KQZ bllokon listat e PS-se. Probleme edhe me bazen materiale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje vetem me votat e shumices te mos lejoje ne Qendrat e Votimit dhe ne perdorim te Komisioneve te vendosura ne to te materialeve qe nuk i lejon Kodi Zgjedhor. Kjo ka perfshire edhe listat e zgjedhesve qe mendoheshin te viheshin ne dispozicion nga Partia Socialiste me synim kufizimin e votimit nga njerez qe nuk i perkasin njesise perkatese. Akti i sherben krijimit te nje situate teresisht ligjore e displinimit te marredhenieve diten e votimit ne QV si dhe shmangies se incidenteve qe mund te krijohen aty sic jane ne fakt se fundi prezente ne media apo nga perfaqesuesit e partive tha kryetari i KQZ-se Arben Ristani. Vete projektvendimi percakton qarte se cfare jane keto materialet qe nuk lejohen per tu perdorur ne KQV gjate dites se zgjedhjeve. Gjate procesit te votimit anetaret e KQV-ve ne asnje rast nuk mund te perdorin materiale si flete votimi procesverbale votimi lista te zgjedhesve etj. te cilat nuk jane sipas nenit 100 te Kodit Zgjedhor thuhet ne akt. Perfaqesuesi socialist Genci Gjoncaj e ka cilesuar vendimin si te frymezuar nga Partia Demokratike e madje me parametra juridike te paqendrueshem. Te nderhysh nje dite para zgjedhjeve me rregulla qe jane te percaktuara ne kod duke krijuar norma te reja kjo nuk eshte korrekte dhe ligjore tha ai. Nga ana e vete Ristani eshte kunderpergjigjur duke sjelle ne kujtese zgjedhjet e vitit 2009 gjate te cilave u konstatuan shkelje dhe parregullsi edhe lidhur me materialet zgjedhore. Ne do te mundohemi te parandalojme cdo tentative te paligjshme dhe cdo rrezik qe mund ti vije votimit apo zgjedhesve qe te ushtrojne te drejten per te votuar te lire e te barabarte para ligjit tha Ristani. Qendrimi dhe arsyetimi i tij eshte vleresuar me shume si alibi sesa si reference ndaj realitetit. Nga pikepamja formale disa vendime te fundit te KQZ-se duhet thene se kane hyre ne skenen e zgjedhjeve si masa policore te specializuara permes dispozitave te Kodit Zgjedhor per sa kohe ato parapergatisin llojin e reagimit ndaj nje terreni ku cdo gje mund te ndodhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›