E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Korçë e Shëngjin gjendet nga një i vdekur

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur pasditen e sotme pranë kodrave të qytetit të Korçës. Kufoma u gjet në një kanal nga një çoban i zonës, i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Servet Zavalani, 60 vjeç. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që dyshohet se 60-vjeçari ka humbur jetën prej disa ditësh për shkaqe natyrale, transmeton BW.

Ndërkohë një tjetër trup i pajetë është gjetur sot në Shëngjin, në afërsi të pompave të ujit. Policia po punon për identifikimin e kufomës, i cili është i gjinisë mashkullore dhe mendohet të ketë qenë endacak. Edhe në këtë rast, policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›