2 aksidente brenda javes në Peran të Besianës

Brenda një jave në fashtin Peran të Besianës kanë ndodhur dy aksidente.
Para disa ditësh ka humbur jetën një fëmijë 4 vjeçar, ndërsa burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se në aksidentin e sotshëm përsëri ishte viktimë një fëmijë i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
Banorët të shqetësuar nga këto raste të mërkurën në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën Peran-Podujevë. Në protest kanë qenë të pranishëm përafërsisht 100 qytetarë./Indeksonline/