E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kosovë vazhdon të ketë shkelje të të drejtave të fëmijëve

Në Kosovë vazhdon të ketë shkelje të të drejtave të fëmijëve. Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka thënë në Ditën e Fëmijëve se është bërë pak në fushën e të drejtave të fëmijëve.

Për këtë ditë në kryeqytet janë organizuar një sërë aktivitetesh, ku janë shpërndarë fletushka të ndryshme për fëmijët, të cilat përmbanin informacione lidhur me të drejtat e tyre. Fëmijët i dinë të drejtat e tyre, por janë të vetëdijshëm se jo të gjithë moshatarët e tyre i gëzojnë këto të drejta.

Edhe prindërit e pranojnë se në Kosovë fëmijëve nuk u respektohen të drejtat e tyre, por, sipas tyre, me anë të fushatave vetëdijesuese gjendja po shkon duke u përmirësuar. Kjo Ditë e ka origjinën e vet në Konferencën Botërore për Mirëqenien e Fëmijëve, të mbajtur në Gjenevë, më 1925./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›