Nuk dihet numri i luftëtarëve të UÇK-së që do t’u takojë pensioni

Luftëtarëve të UÇK-së do t’u takojë pensioni, kurse numri i saktë i tyre nuk do të dihet deri në fund të këtij viti, raporton KTV.
Kreu i Komisionit për verifikim, Agim Çeku, ka thënë se numri i aplikuesve ka kaluar shifrën prej 66 mijë personash, duke bërë të ditur se po punohet me ngulm për kategorizimin e tyre, sepse nuk mund të jenë të barabartë luftëtarët me kontribuuesit e luftës./Indeksonline/