Ne Kuvend nje ekspozite e vecante me punime te autorit Genc Mulliqi
Një ekspozitë e veçantë me skulptura, piktura dhe performanca të ndryshme të artit pamor, me autor Genc Mulliqin, u hap në mjediset e Kuvendit, në fundjavën e artit.
Me një krijimtari dinamike, të dimensioneve bashkëkohore, artisti Genc Mulliqi radhitet ndër emrat më profesionalë dhe të suksesshëm të pikturës dhe të skulpturës, në botën e artit shqiptar
Kryetarja Jozefina Topalli, duke shprehur para të ftuarve në Kuvend, kënaqësinë për hapjen e kësaj ekspozite, tha se “në rrugëtimin artistik, Genc Mulliqi ka një projektim krejt të veçantë, në të cilin skulptori, përmes punimeve të tij përpiqet që të komunikojë jetën, të përjetshmen, realen, legjendaren.”
“Genc Mulliqi është një artist shumë i veçantë, i cili siç do ta shihni, komunikon përmes heshtjes, e cila flet më shumë se çdo gjë tjetër. Po të keni parë albumin e Genc Mulliqit me ciklin e krenave , do të gjejmë një lloj eposi të kreshnikëve, një lloj përjetimi që nga momenti i zanafillës dhe që, në historinë e trazuar të memories të gjithësecilit prej nesh, kërkon misitiken e krijesës.
Përveç skulptorit, Genc Mulliqi , është një artist që përcjell artin e tij përmes vizatimit, përmes pikturës, portretit, autoportretit, asaj që ai e quan komunikim pa fjalë, përmes videos, përmes artistit multimedial”, - u shpreh Kryetarja e Kuvendit.