E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humor me mëngjes

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 15:20

Pasi pushohet nga puna e saj në televizion, karriera e Becky Fullerit duket sikur s’do ta marrë kurrë veten. Ky është filmi “Morning Glory” që do të shfaqet gjatë gjithë javës së ardhshme në DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO.

Becky pasi që nuk ka shumë zgjedhje, pranon të bëhet producentja e një emisioni të mëngjesit, jo shumë të suksesshëm dhe ideja e saj për ta bërë sa më popullor është të ketë si drejtues një gazetar me emër, të tërhequr vite më parë dhe prezantuesen e deritanishme. Por kur duket qartë se ata të dy janë njëri më kokëfortë se tjetri dhe nuk shkojnë fare, asaj do t’i duhet të gjejë një mënyrë për të ndrequr gjithçka.
Kjo është me pak fjalë ajo që mund të shihni në filmin “Morning Glory”, rolin kryesor te të cilit e luan aktorja Rachel McAdams.

Ajo luan rolin kryesor me duke e bërë edhe emrin e emisionit atraktiv, i cili quhet “Morning Glory”. Tërë sakrificën e saj, Becky e bën për të treguar se është ambicioze dhe e mençur, përderisa mjaft paraqiten edhe aktorët e tjerë. Fuller dëshiron që të bëjë në emisionin e saj humor dhe shumë gjëra interesante që të tjerët nuk i kanë.

J.J. Abrams, i cili vitin e kaluar ishte krijuesi i filmit “Lost” dhe bëri edhe regjinë e filmit me robot, “Star Trek”, ka ndihmuar për ta prodhuar këtë film. Përderisa McKenna ka bërë adaptimin e skenarit të filmit nga filmit tjetër, “The Devil Wears Prada”, ndërkaq edhe muzika e këtij filmi është shumë interesante.

Ashtu siç thamë edhe më parë, McAdams luan njërin prej roleve më të mira këtu, përderisa kritikët kanë vlerësuar se ajo ka bërë rolin më natyral viteve të fundit. Nga ana tjetër, një paraqitje të mirë ka edhe Harrison Ford dhe Diane Keaton që luan një femër që ka qenë profesionale, ka rënë nga karriera, por më në fund kthehet edhe më e fuqishme duke treguar vlerat e saj të mençura.

Në fund, të gjithë ata të cilët kanë dëshirë që të kenë një komedi para syve të tyre, atëherë e kanë një mundësi të këtillë, pasi që filmi “Morning Glory” do të shfaqet në DigiGold, nga e hëna në të diel, me një pagesë të vogël të përshkruar në fund të kësaj shtojce.

MORNING GLORY
Regjia: Roger Michell; skenari: Aline Brosh McKenna; drejtor i fotografisë: Alwin Küchler; montazha: Dan Farrell, Nick Moore dhe Steven Weisberg; muzika: David Arnold; dizajner: Mark Friedberg; kostumet: Frank Fleming; producent: J. J. Abrams dhe Bryan Burk; distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 42 minuta.

Aktorë: Rachel McAdams (Becky), Harrison Ford (Mike Pomeroy), Diane Keaton (Colleen Peck), Patrick Wilson (Adam Bennett), Jeff Goldblum (Jerry Barnes), John Pankow (Lenny Bergman), Matt Malloy (Ernie Appleby), Patti D’Arbanville (Becky’s Mom), Jayne Houdyshell (Stage Manager), Kristine Nielsen (Fan) and Reed Birney (Governor Willis).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›