Në Kuvendin e Kosovës shkelet ligji kundër duhanit

Ligji kundër duhanit duket se më së shumti po shkelet në institucionet shtetërore. Pas disa fotove që u publikuan ditë më parë nga bufeja e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtarët e këtij institucionin shiheshin duke pirë duhan, kësaj radhe duhani po pihej edhe në bufenë e Kuvendit të Kosovës.
Tre të rinj, që të martën po qëndronin në bufenë e Kuvendit po pinin cigare, megjithëse përpiqeshin ta bënin fshehurazi, transmeton KP. Ky është shembulli më i keq për zbatimin e një ligji po vjen pikërisht nga institucioni që e ka miratuar atë. Ligji kundër duhanit që ka filluar zbatimin e tij që disa ditë ndalon pirjen e duhanit 100% në hapësira publike./Indeksonline/