E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e BE-ja diskutojnë për situatën në Siri

Rusia dhe Bashkimi Evropian kanë nisur bisedimet dyditore, të lëna në hije nga mosmarrëveshjet e mbështetjes së fuqishme që BE-ja po i bën opozitës siriane dhe përkrahjes së vazhdueshme të Moskës për presidentin Bashar al-Assad.

Presidenti rus, Vladimir Putin, organizoi një darkë përpara negociatave që do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së martë. Në krye të agjendës së samitit në Ekaterinburg do të jetë pa dyshim heqja e embargos së armëve për opozitën siriane, një lëvizje që i hap rrugën vendeve anëtare të furnizojnë me armë kundërshtarët e regjimit të Bashar al-Assadit./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›