E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mufail Limani drejtor i RTK-së

Bordi i Radio Televisionit Të Kosovës, ka marrë vendim për zgjedhjen e drejtorit të televizionit, drejtorit të radios, si dhe zëvendës drejtorëve.

Burime të “Infokusit”, brenda bordit të RTK-së, kanë bërë të ditur se kryeredaktori aktual i RTK-së, Mufail Limani është zgjedhur drejtor i televizionit, Azem Bujupi drejtor i Radio Kosovës. Nndërsa Elvana Prekazi dhe Anamari Repic janë zgjedhur zëvendës drejtor te pergjithshëm të RTK-së, shkruan infokus.

Në garë për pozitën e drejtorit të televizionit kanë qenë, kryeredaktori aktual i RTK, Mufail Limani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të televizionit, Bekim Hasani, ish- redaktori përgjegjës i RTK, Donat Syla, ish drejtori i KTV-së, Lekë Zherka si dhe redaktori i emisionit të mëngjesit, Blerim Haxhiaj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›