Në Libi zhduken dy gazetarë

Në Libi është zhdukur korrespodenti i britanikes “The Guardian” dhe një gazetar brazilian që ka udhëtuar me të, kanë njoftuar sot redaksitë e tyre.
Korrespondenti i “The Guardian” Gait Abdul Ahad, për herë të fundit është parë të dielën në qytetin Zavijah, ku ditëve të fundit ka pasur luftime të rrepta, ka njoftuar redaktori për Lindjen e Mesme, Ijan Blek.
Gazeta braziliane “Estado de Sao Paulo” tha se ka humbur kontaktet me gazetarin e saj, Andrea Neto, i cili ka mbuluar ngjarjet në Libi.