E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiri Arab siguroi se do të luftojë kundër kërcënimeve

Gjashtë shtetet e Gjirit Arab u zotuan se do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo kërcënimi të sigurisë, ndersa thirrjet për reforma në këto vende po bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Përmes një deklarate të përbashkët, ato thanë se "kërcënimet për sigurinë e secilit anëtar të Gjirit dëmtojnë sigurinë e të gjitha shteteve dhe ato do të trajtohen menjëherë".

Gjashtë shtetet e Gjirit Arab përfshijnë Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›