Klinton: Të krijohet konsensus ndërkombëtar për Libinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka theksuar nevojën e konsensusit ndërkombëtar për hapat e ardhshëm në Libi, duke thënë se çfarëdo lëvizjeje e njëanshme e Shteteve të Bashkuara mund të ketë pasoja të paparashikueshme.
Ajo ka shprehur dyshime rreth propozimeve për krijimin e zonës së ndalim fluturimeve mbi Libi, duke thënë se zonat e tilla në Irak dhe Serbi kanë pasur pak efekt.
Agjencia Reuters citon Klintonin të ketë thënë se “mungesa e autorizimit dhe veprimi vetëm i Shteteve të Bashkuara do të jenë hapa në një situatë me konsekuenca të paparashikueshme”.