Në Lluzhan, një i vdekur dhe disa të lënduar në aksident trafiku

Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar si pasoj e një aksidenti Që ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 minuta, me ç’rast autobusi pas goditjes nga një veturë është rrokullisur. Disa të lënduar janë dërguar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa policia nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit, transmeton KTV. /Indeksonline/