Heqja e mbikëqyrjes prek 4 kapituj në Kushtetutë dhe 21 ligje
TIRANE-Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare kanë identifikuar tashmë ndryshimet kushtetuese që duhen bërë dhe 21 ligjet që duhen ndryshuar, por edhe të reja që duhen nxjerrë, para se të deklarohet e përmbyllur mbikëqyrja e pavarësisë.
Propozimet përkojnë me strategjinë me dy shtigje veprimi të Grupit Ndërkombëtar Drejtues.
Bazuar në një dokument që ka siguruar “Koha Ditore” të enjten, Kuvendi i Kosovës do të duhej që të miratonte disa ndryshime të kufizuara në Kushtetutë dhe në legjislaturën parësore përkatëse për të siguruar që parimet kryesore të Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës të përfshihen dhe ruhen me kornizë ligjore.
Për të mbajtur vazhdimësinë ligjore, Kuvendi është ftuar që të miratojë amendamentet në Kushtetutë dhe në legjislaturën parësore si një pako të vetme dhe pa përjashtim.
Propozimet nisin me Kapitullin e tretë të Kushtetutës, në të cilin flitet për të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
(d.b/BalkanWeb)